Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar kallëzim penal për Bordin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE).
Sekretari i përgjithshëm i PDK-së, Bajrush Xhemajli, tha se kallëzimi penal ka të bëjë me moszbatimin e aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë për pezullimin e vendimit të ZRRE-së për ngritjen e çmimeve të energjisë elektrike në Kosovë.
Tri veprat penale për të cilat PDK-ja po akuzon ZRRE-në janë: “Mospërfillja e gjykatës”, “Mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore” dhe “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.