Pesë persona të lënduar nga një aksident në magjistralen Ferizaj-Kaçanik – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Pesë persona të lënduar nga një aksident në magjistralen Ferizaj-Kaçanik

pese-persona-te-lenduar-nga-nje-aksident-ne-magjistralen-ferizaj-kacanik

Aksident në magjistralen Ferizaj-Kaçanik, pesë persona të lënduar.

Pesë persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident të ndodhur ndërmjet dy veturave në magjistralen Ferizaj-Kaçanik, më saktësisht në zonën e quajtur “Fshati i Vjetër” të martën mbrëma.

Lajmin e ka konfirmuar Bajram Krasniqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

“Në ora 18:08, policia është njoftuar për një aksident trafiku në magjistralen Ferizaj-Kaçanik (Fshati i Vjetër). Në aksident janë përfshirë dy automjete dhe si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime. Njësia policore e trafikut e Drejtorisë Rajonale të Ferizajit është marrë me aksidentin”, ka thënë ai.

Të ngjajshme

Këto janë fjalët e para të ambasadorit të ri të Kosovës në SHBA

albswiss.com

Aida Dërguti: Patriarkët kundër patriarkatit

albswiss.com

Grantet dhe subvencionet e gëlltitura nga zyrtarët

albswiss.com