Pishat e vendlindjes
U bënë shumë ditë pa u parë
Nën qiellin që jeton me shekuj
Po njeriu ka lindur për tu ndarë
Jeta është e gjatë dhe e shkurtër
Trishtueshëm ofrohemi si dikur
Shpirti donë t’i thërrmoj ndarjet
Mua pa ndalur më rrah zemra
Atyre seç ju shushurijnë majat
Pishat qëndrojnë si monumente
Mbi piedestalin e pyllit të qetë
Dielli rreth nesh mbetet pa fjalë
Era vallëzon mbi parketin e blertë
Ato bashkohen nëpër divizione
Ngrihen mbi mjegullat e ditëve
Të rreshtuara në bukuri festive
Fryjnë freski të arta madhështie
Pishat duken aq të zhurmshme
Si shkëlqim i një shiu mbi gjethe
Si më vjen t’i përqafoj nga rrënjët
Deri në obeliskun e buzëqeshjeve





