14.2 C
Geneva
Thursday, October 9, 2025

Pjesëmarrja e Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në aktivitetin “Geneva Welcome Day”

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Me ftesë të autoriteteve federale dhe lokale zvicerane, Udhëheqësja e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Gjenevë, znj. Floreta Kabashi, mori pjesë në aktivitetin tradicional “Geneva Welcome Day”, i cili mbledh çdo vit përfaqësues të lartë të diplomacisë dhe institucioneve zvicerane.

Ky aktivitet, i zhvilluar në një atmosferë mirëpritjeje dhe bashkëpunimi, bashkoi Ambasadorë, udhëheqës të misioneve diplomatike pranë OKB-së në Gjenevë, si dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare dhe komunitetit lokal.

Nëpërmjet këtij organizimi u ofrua një platformë e rëndësishme për forcimin e marrëdhënieve diplomatike, krijimin e kontakteve të reja institucionale dhe thellimin e bashkëpunimit me Gjenevën Ndërkombëtare, e cila është një nga qendrat kryesore të diplomacisë shumëpalëshe në botë.

Pjesëmarrja e Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në këtë ngjarje thekson angazhimin e vendit tonë për të kontribuar aktivisht në zhvillimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe përfaqësimin dinjitoz të interesave të Kosovës në Zvicër dhe në skenën ndërkombëtare./Alb’swiss TV/

Të Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img