Polici plagosi dy qytetarë në Dragash, dalin detaje të reja – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Polici plagosi dy qytetarë në Dragash, dalin detaje të reja

polici-plagosi-dy-qytetare-ne-dragash,-dalin-detaje-te-reja

Dalin detaje të reja për policin që plagosi dy qytetarë në Dragash.

Një zyrtar policor ka plagosur dy qytetarë në Dragash, pas një mosmarrëveshje që ndodhi mes tyre.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj ka thënë se qytetarët janë jashtë rrezikut për jetë ndërsa zyrtari policor është suspenduar nga puna.

“Rreth orës 16:40 në fshatin Glloboçicë të Dragashit pas një mosmarrëveshje që ka pasur një zyrtar policor, i cili ka qenë jashtë detyrës zyrtare, ka përdorur armën e zjarrit dhe si pasojë ka plagosur dy qytetarë. Pas trajtimit mjekësor është vërtetuar se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetë. Zyrtari policor është ndaluar dhe është suspenduar menjeherë”, tha Osmanollaj.

Të ngjajshme

Këto temperatura na presin sot

albswiss.com

DFC-ja e përkushtuar ndaj Ballkanit edhe pas bisedimeve për mbylljen e zyrës në Serbi

albswiss.com

Reformat e Bidenit, shkarkohet drejtori i zyrës së DFC-së në Serbi

albswiss.com