16.2 C
Geneva
Friday, October 10, 2025

Policia e Kosovës konfiskon mbi 6 milionë dinarë dhe mbi 35 mijë dollarë

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar, mbrëmë, në pikën kufitare Dheu i Bardhë, mbi 6.6 milionë dinarë serbë (në kundërvlerë rreth 50 mijë euro) dhe mbi 35 mijë dollarë amerikanë.

Policia bën të ditur se kjo sasi e parave të konfiskuara ishte e fshehur dhe e maskuar në qese najloni, në veturën Audi të një  shtetasi 61-vjeçar të Serbisë.

“Sipas procedurave të parapara, Policia Kufitare ka bashkëpunuar ngusht me Doganën e Kosovës, së cilës i janë dorëzuar paratë e konfiskuara dhe rasti ka shkuar në procedurë të mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin e policisë. 

 

Të Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img