Policia jep detajet e sulmit kibernetik në Ministrinë e Financave – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Ekonomi

Policia jep detajet e sulmit kibernetik në Ministrinë e Financave

policia-jep-detajet-e-sulmit-kibernetik-ne-ministrine-e-financave

Policia e Kosovës njofton se ka pasur tentim hyrje në sistemin kompjuterik në Ministrinë e Financave.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, mirëmbajtësit e IT-së kanë arrit që ta ndalojnë qasjen.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se me ditë më parë sipas mirëmbajtëseve të IT-së së institucionit, dyshohet se ka pasur tentim/hyrje në sistemin kompjuterik. Mirëmbajtësit e IT-së kanë arrit që ta ndalojnë në vazhdim hyrjen në sistemin kompjuterik dhe lidhur me këtë janë duke u kryer hetime nga njësitë kompetente”, thuhet në njoftim.

Kurse, Ministra e Financave ka njoftuar qytetarët se Sistemi Informativ i Tatimit në Pronë, shërbimi online për shtypjen e faturës së tatimit në pronë, është tentuar të keqpërdoret nga sulmues kibernetik.

MF ka thënë se siguron qytetarët se sulmi i tentuar nuk ka arritur të cenojë integritetin dhe sigurinë e sistemit.

Të ngjajshme

Lajm i keq për shoferët, pritet rritje e çmimit të derivateve

albswiss.com

Banka Botërore: Ekonomia e Kosovës pritet të rritet 4%, me vendosjen nën kontroll të Covid-19

albswiss.com

Arrestohen katër zyrtarë të Telekomit të Kosovës për keqpërdorim të pozitës zyrtare

albswiss.com