7.2 C
Pristina
Saturday, October 16, 2021

Policia ka një apel për qytetarët e Kosovës pas reshjeve të borës

Reshje atmosferike, Policia ka një apel për qytetarët e Kosovës.

Policia ka bërë thirrje ngasësve të automjeteve që të bëjnë kujdes në rrugë për shkak të reshjeve të mëdha të borës.

Ndryshimet atmosferike kanë bërë që të ketë ngrica dhe rrugët të jenë të pa pastruara nga dëbora.

Për këtë arsye Policia ka bërë apel që të ketë kujdes në vozitje.

“Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të borës, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve, për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me borë dhe me ngrica”, thuhet në thirrjen e Policisë së Kosovës.

Të Fundit
spot_img
Postime të ngjajshme
spot_imgspot_img