11 C
Geneva
Thursday, May 8, 2025

Prangosen shtatë persona në operacionin “Stuhia”

Operacioni “Stuhia” prangos shtatë persona, dalin detajet e para.

Policia e Kosovës bashkë me Prokurorinë Themelore të Ferizajt, kanë dalë në një konferencë për media për të treguar rreth aksionit të sotëm policor, i cili rezultoi me shtatë persona të arrestuar.

Në konferencë i pari foli Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari, i cili tha se bastisjet janë zhvilluar në disa lokacione të vendit.

“Kemi aplikuar masa të fshehta të hetimit për disa persona konkretë, masat kanë nisur nga muaji nëntor i vitit 2020…Pas përfundimit të zgjerimit të hetimeve, dje kemi bë kërkesë në Gjykatën Themelore në Feriza për të na lëshuar urdhëresë për bastisjen e disa lokacioneve. Njësia Rajonale e Hetimeve kanë aplikuar këtë oeracion të quajtur “Stuhia”, në Ferizaj, Gjilan, Prishtinë Lipjan, Shtërpcë, dhe ka arrestuar disa persona për kontrabandim me armë. Bëhet fjalë për 7 persona të arrestuar”, tha Jashari.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img