Presidentja Osmani takon sekretarin e INTERPOL-it, kërkon bashkëpunim për luftimin krimit

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Presidentja e Kosovës po vazhdon të takohet me personalitet të njohura në Gjermani.

Presidentja Vjosa Osmani ka takuar në Mynih, sekretarin e INTERPOL, Jurgen Stock dhe drejtoreshën ekzekutive të EUROPOL, Catherine De Bolle.

Pas këtij takimi, Osmani ka thënë se ka shprehur vullnetin e institucioneve për të punuar së bashku në luftimin e krimit ndërkufitar.

“Shpreha vullnetin e institucioneve të Kosovës për të punuar së bashku në përpjekjet tona për zbatim të ligjit dhe luftimin e krimit ndërkufitar. Ripohuam se prioritet i yni kryesor mbetet sundimi i ligjit”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Përveç presidentes Osmani, në Konferencën e Sigurisë në Munih (MSC) po merr pjesë edhe kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Ndryshe, MSC është themeluar më 1963 dhe që nga atëherë është një forum i pavarur në të cilin promovohen zgjidhjet paqësore të konflikteve, bashkëpunimi ndërkombëtar dhe dialogu.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img