Prindërit e Thaçit vizitohen nga zyrtarët e PDK-së: Pritshin edhe shumë përvjetorë të pavarësisë, bashkë me Presidentin Hashim Thaçi

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Zyrtarët e PDK-së vizitojnë prindërit e Thaçit: Pritshin edhe shumë përvjetorë të pavarësisë, bashkë me Presidentin Hashim Thaçi.

Nënkryetari i Komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku ka shkuar për vizitë në familjen e ish-presidentit Hashim Thaçi në prag të 14 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Lushtaku ishte në vizitë nën shoqërinë e nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitaku dhe deputetetes Ganimete Musliu.

“Rrofshin gjatë këta prindër fisnikë e pritshin edhe shumë përvjetorë të tjerë të pavarësisë, bashkë me Presidentin Hashim Thaçi”, ka shkruar Lushtaku.

Postimi i plotë:

Sa mikpritës e sa të dashur janë nana Hyrë e baba Haxhi. Të shtyer në moshë e të lodhur nga sfidat e jetës por gjithmonë ballëhapur e krenarë që Kosovës i dhanë një personalitet si Presidenti Hashim Thaçi.

Rrofshin gjatë këta prindër fisnikë e pritshin edhe shumë përvjetorë të tjerë të pavarësisë, bashkë me Presidentin Hashim Thaçi.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img