Mërgimtarë të dashur, nesër (enjte) nga ora 21 e 50 minuta në Radio Televizionin e Kosovës (RTK) mund ta ndiqni emisionin “Promo-Memorie”
Në këtë emision prezantohet jeta dhe vepra e prof. dr. Fatmir Sejdiu, ish-President i Parë i Kosovës së pavarur dhe profesor shumëvjeçar i Fakultetit Juridik të Prishtinës dhe Tetovës.
Po ashtu fjalë miradie rreth bashkëpunimit të shkëlqyer me Sejdiun, do të flasë edhe Stipe Mesiq, ish-President i Republikës së Kroacisë, dhe mik i madh i shqiptarëve të Kosovës.
Mbi figurën e Sejdiut do të flasin edhe personalitete të njohura nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.
Dëgjim të këndshëm!