10.9 C
Geneva
E mërkurë, 20 Tetor, 2021

Protestohet para Ministrisë së Arsimit në Ditën e Mësuesit, ministrat vlerësohen me notën 1

Në Ditën e Mësuesit protestohet para Ministrisë së Arsimit, ministrat vlerësohen me notën 1.

Në Ditën e Mësuesit, sot është protestuar para Ministrisë së Arsimit.

Aksioni është organizuar nga organizata joqeveritare “Global Shapers Prishtina”.

Në këtë aksion aktivistët e kësaj organizate në mënyrë simbolike kanë vlerësuar me notë 1 të gjithë ministrat e Arsimit për gjendjen në këtë fushë, ndërsa u kanë dhënë notat 5 sa i përket nepotizmit.

Avdyl Gashi, organizator i këtij aksioni ka thënë Kosova radhitet ndër vendet e fundit sa i përket cilësisë në arsim.

“Rezultatet e Testit Pisa radhitin Kosovën si ndër vendet e fundit, ashtu edhe organizatat tjera. Shkollat tona kanë mungesë të infrastrukturës, stafit, e të psikologëve. Po ashtu s’ka reforma. Pandemia ka dëshmuar vështirësitë në sistemin arsimor”, ka thënë aktvisiti i kësaj organizate.

Përfaqësues të kësaj organizate kërkun qe Qeveria e re ta ketë prioritet arsimin.

Të Fundit
spot_img
Postime të ngjajshme
spot_imgspot_img