Pse shqiptarët (s) e dojnë aq shumë lirinë e vendimarrjes individuale? – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Pse shqiptarët (s) e dojnë aq shumë lirinë e vendimarrjes individuale?

pse-shqiptaret-(s)-e-dojne-aq-shume-lirine-e-vendimarrjes-individuale?

Shkruan: Fadil Maloku

1. Nëse, Kosova ne vitin 1999 e fitoj lirinē (por, jo ende edhe pavarësinë dhe demokracinë) Shqipëria e bëri këtē në vitin 1912. Dhe nëse, këto dy mënyra të fitoreve mbi sidomos lirinë ishin, janē dhe do bēhen kusht i futjes sē giithë shqiptarëve në demokraci, atëherë, procesi i integrimit me popujt dhe shtetet tjera rajonale e nē veçanti europiane, është i paevitueshëm. Por, nēse njēri (Kosova) posedon vetem lirinë (pa pavarësin e vendimarrjes vetanake) procesi i brendshëm kombëtar e institucional, si është aktualisht, dhe si mund të zgjas edhe për njē kohē (edhe shkaku i mosvetëdijēsimit tē klasës politike për rëndësinë e këtij procesi), atēherë, a mund të vonohet ky proces i integrimit me arealin perëndimor? Natyrisht, edhe në Shqipëri nëse e dëshirojnë ndryshimin e nevojshëm, duhet që i gjithë spektri opozitar të mbahet unik. Sepse, vetëm kështu e “vrasin” autokracinë dhe komoditetin e qeverisjes së një njeriu, siç është Edi Rama me cinizmin dhe arrogancën e tij agresive!Shqipëria nuk ështē mē nē kohën e Zogut, por, në shek.XXI, ku edhe demokracia ka pësua transformime sociale, sosh politike, ekonomike e kulturore.

2. Shoqëritë gjithandej shqiptare, prej filleve të erërave të demokratizimit janë infektuar aq shumë me zvetënimin e rolit të qytetarit, sa që sot pas gati dy dekadave të testimit të vetvetes për (pa)pjekurinë e tyre, kanë ardhur në një pozicion, sa absurd (sepse, janë bindur gabimisht, se janë në rrugë të duhur), aq edhe naiv (sepse, kanë investuar më shumë në formë; legjislacion e norma kushtetuese, se sa në përmbajtje, pra, në; edukim dhe arsimim të qytetarit). Ky keqkuptim, i fuqizuar me aplikativitet masiv ka prodhuar një “fotosintezë” të deformuar dhe improvizuese sociale, për demokracinë dhe raportet demokratike brenda sistemit vleror mbindërtues… I gjithë ky deformitet i (pa)vetëdijshëm, dy dekadash është “ushqyer” dhe mbërthyer nga shumë faktorë tjerë të jashtëm të përcaktuar nga kultura masive, arti masiv, politika masive, tjetërsimi masiv, vetëkënaqësia masive, hedonizmi masiv…

3. Tani, këtë gjendje (frikohem edhe me dromca sindrome!) të turbullt padyshim, në sytë e publikut ende të papjekur sa duhet për “odisejadat dhe betejat” e reja të “pushtimit” të lirive të: qarkullimit të lirë, mendimit të lirë, gjykimit të lirë, tregtisë së lirë, etj., na duhet tē shërohemi me idenë e lirisë pozitive dhe me konceptin e proaktivitetit social. Që nënkupton, lirinë jo në vetvete, jo tëhuajsuese, por “lirinë për diçka” që kërkon rikthim nga gjendja “që posedojmë… “në gjendjen” që jemi”. Kjo gjendje, që për popujt dhe vendet tjera të botës perëndimore, shpesh herë ishte edhe vetë “ferri” i emancipimit, por, edhe caku i asaj që shquhet dhe identifikohet si shoqëri shëndetmirë, ku, arsimi, shëndetësia, mediet, politika, kultura, etj. rrezatojnë liri pozitive, liri kreative kulturore vetanake dhe në mënyrë të pavarur. Pra, liria e tillë nuk është dhe nuk “mbahet si produkt”, që mund të konsumohet, sikurse çdo mall tjetër në tregun e jashtëm masiv. Ky tip lirie, as nuk mund të konsumohet (ashtu siç po mendojnë elitat aktuale; politike kulturore), as nuk mund të amputohet (sikurse; veshja, ushqimi, etj.), nga të tjerët!

Sipas botëkuptimit të publikut tē gjerë, “odisejadat dhe betejat” e reja të “pushtimit” të lirive që kanë të bëjnë me qarkullimin e lirë, mendimin e lirë, gjykimin e lirë, tregtinë e lirë, etj., ende janë duke e përdorur në mënyrë proaktive idenë e lirisë pozitive dhe konceptin e proaktivitetit social…

Të ngjajshme

Pritet reshje bore, ky është parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

albswiss.com

Arben Gashi: Nuk kam informacion për seancë, nuk funksionojnë këto punë përmes komunikatave

albswiss.com

Arbërie Nagavci u përmend për ministre të Arsimit, vjen ragimi nga rron Gjinovci

albswiss.com