fbpx
-12.2 C
Geneva
Monday, January 20, 2025

Publikon pamje nga takimi me Albin Kurtin, Miroslav Lajçak zbulon se për çka biseduan

Lajçak publikon foto nga takimi me Kurtin, tregon për çka biseduan.

Miroslav Lajçak, ndërmjetuesi special i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, ka publikuar fotografi nga takimi që mbajti sot me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Lajçak, me anë të ‘Tëitter’-it, e ka cilësuar takimin si konstruktiv, teksa njoftoi që u diskutua për dialogun me Kosovën dhe Serbinë.

“Pata një takim konstruktiv me Albin Kurtin sonte. Ne diskutuam në thellësi për dialogun, si dhe hapat e ardhshëm drejt tij”, deklaroi ai.

Ndërkaq, Kurti pasi u deklarua pas përfundimit të takimit ka lënë të nënkuptohet se dialogu vazhdon të jetë prioritet i katërt i qeverisjes së tij.

“Nuk mund të jetë prioriteti i parë ose i dytë, sepse janë drejtësia dhe punësimi. Nuk e mohoj rëndësinë e dialogut – edhe për BE-në, Kosovën dhe Serbinë dhe rajonin, por më e rëndësishmja është që ky dialog të jetë i përgatitur mirë. Të jetë dialog i sinqertë në të cilin nuk jemi në presionin e kohës, por jemi me përkushtimin për substancë”, tha ai.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img