Punëtori vdes në vendin e punës, dërgohet në mbajtje pronari i lokalit – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Punëtori vdes në vendin e punës, dërgohet në mbajtje pronari i lokalit

punetori-vdes-ne-vendin-e-punes,-dergohet-ne-mbajtje-pronari-i-lokalit

Një person derisa kishte qenë duke punuar është rrëzuar nga një lartësi në vendin e punës, teksa edhe ka ndërruar jetë.

Rasti ka ndodhur dje në ora 13:14 në lagjen Veternik të Prishtinës, konfirmon Policia në raportin 24-orësh.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Ndërsa i dyshuari, pronar i lokalit është dërguar në qendrën e mbajtës për 48 orë.

“Lagja Veternik, Prishtinë 08.03.2021-13:14. Është raportuar se viktima mashkull kosovar deri sa kishte qenë duke punuar është rrëzuar nga një lartësi. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore, ekipi i urgjencës nga të cilët është konfirmuar vdekja e viktimës. Në vendin e ngjarjes është dal edhe prokurori kujdestar, me urdhër të tij trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion. I dyshuari, pronar i lokalit pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtës për 48 orë”.

Të ngjajshme

Lenjani: Gjendja në SHSKUK është e menaxhueshme

albswiss.com

Ministri i Jashtëm hungarez: Dialogu me Kosovën nuk duhet të jetë parakusht për pranimin e Serbisë në BE

albswiss.com

Ndërtimi i një muzeu propozohet për Cimën dhe shokët

albswiss.com