fbpx
5.9 C
Geneva
Friday, November 1, 2024

PYLLI I THINJUR

Sonte dua ta shtyj mallin
Përtej imagjinatës
Të prek shpinën e bjeshkëve
Të fluturoj krahëhapur si zog mali
Të vendënumëroj yjet në qiell
Të vargoj bashk me ëndërrën
Që më torturon çdo natë.
Ëndërra merr krahë
Bëhem klandestin
Për të kaluar brigjet e dhimbjes
Harboj n’hyjesi
Vlagë e mërzisë netëve pa gjum.
Sonte u bëra heshtja e lotëve
Në merimangën e pazgjidhur
Që mbulon mallin dhe dhimbjen.
Gëzimin do e zbarkoj njëher tjetër
Rroj me prangat në shpirt
Nga dita që u largova.
Etja më ngulfat në fyt
Saher që shkruaj për ty
Edhe sonte
Kur brenda heshtjes e dhembjes
Hëna prek shpinën e rreckosur
Unë shfletoj stinët
Përfundoj tek pylli i thinjur
Me shumë të qara në shpirt.

Halit Haliti

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img