Paneli për Ankesa dhe Parashtresa njofton se lidhur me apelet e paraqitura nga kandidatët për deputetë, ky institucion urdhëron KQZ-në të rinumërojë 134 vendvotime.
“Rezultati që del nga rinumërimi i këtyre vendvotimeve do të përfshihet në rezultatin përfundimtarë të zgjedhjeve.”, shkruan PZAP.
Ja postimi i plotë:
Njoftim lidhur me numrin Vendvotimeve që do të Rinumëroj KQZ-ja në bazë të vendimeve të PZAP-it.
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), lidhur me apelet e paraqitura nga kandidatet për deputet te subjekteve politike ka vendosur që ta urdhëroj KQZ-ne për rinumërimin e 134 vendvotimeve.
Rezultati që del nga rinumërimi i këtyre vendvotimeve do të përfshihet në rezultatin përfundimtarë të zgjedhjeve.