12.9 C
Geneva
Thursday, April 18, 2024

Qendra Shqiptare për Integrim,Kulturë dhe Religjion në Lozanë shënoi 20 vjetorin e themelimit të saj.

20 vjetë në shërbim të së mirës!

Manifestimi jubilar i 20 vjetorit të themelimit të qendrës filloi me intonimin e himnit Kombëtar dhe me lexim nga Kurani nga lexuesi i mirënjohur me renome botërore hafiz. Xhelal ef.Kaloshi, dhe më pas u shfaq filmin dokumentar për historikun e Qendrës

Mbrëmja e së shtunës vërtet ishte e veçant dhe me musafirë të shumtë nga shumë qytete të Zvicrës.

Me prezencen e tyre na nderuan përfaqësuesit e institucioneve komunale Zvicrane si:
$Zonja Lubna Laabar – kryetare e komunës në Chavannes-près-Renens e shoqëruar nga bashkëshorti i saj,zonja Morella Frutiger Larqué – sekretare gjenerale në komunën e Lozanës dhe drejtoresh për kulturë dhe urbanizëm në komunën e Lozanës e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, z.Oumar Niang – kryetarbi kuvendit komunal në komunën e Renens, z.Silvo Bellin-zyrtar policorë, Dr.Gjenis Haxhimemeti-diplomat në Ambasaden e Republikës së kosovës në Bern, ku patën rasti të mbajnë fjalë rasti para të pranishëmve.

Po ashtu me prezencen e tyre e bënë edhe më të veçant këtë manifestim jubilar, personalitete te shumta si Dr.Bashkim Iseni – drejtor i zyrës së integrimit në komunën e Lozanës, hafiz Mehas ef.Alija – Kryetar i Komunitetit Musliman në Zvicër, z.Azir Jusufi – Kryetar i Kuvendit të KMSHZ, Mr.Ekrem ef.Simnica – Drejtor për diaspor pranë Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, Dr. Selver ef.Xhemaili – Drejtor për diaspor pranë Bashkësisë Fetare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Muhamed ef.Sytari – Myfti i Shkodrës, hafizi i njohur me permasa nderkombëtare Xhelal ef.Kalosh, vëllezërit Xhemail dhe Saabedin Nuhiu nga Shkupi, z. Arsim Fazliu – Artist nga Tetova i cili u paraqit me dy monologe, Dr.Bashkim ef.Aliu – imam në xhamin e Sebbach dhe anëtarë i kryesisë në KMSHZ dhe FIDS, z. Sherif Tupani nga Friburgu, anëtarë i kryesisë në KMSHZ, Mr. Nehat ef.Ismaili – imam në xhamin e Bardhë në Aarburg, Mr. Rijad ef.Aliu – imam në Xhamin Dituria në Gjenevë, Sadat ef.Sylejmani – Imam në xhamin e Sionit,Emin ef.Odai – imam në xhami Ebu Bekër Es-sidik në Bien, Mr. Emin ef.Mirsimi – imam në xhamin Drita në Moudon, Mr. Mustaf Veseli kryetar i xhamisë në Bien, z. Avdyl Bekteshi kryetar i xhamisë Dituria në Gjenevë, Dr.Gëzim Dushi – kirurg i njohur, Mr. Musa Kamenica – këshilltar në kuvendin komunal në Lozanë, Mr.Driton Kajtazi – drejtor i ISEAL, z. Migjen Kajtazi, z. Naim Smakiqi -këshilltar komunal në komunën e Renens i shoqëruar nga bashkëshortja e tij zonja Liridona Saraqi po ashtu këshilltare në komunën e Renens, z. Jeton Hoxha – këshilltar ne komunën e Renens, zonja Luljeta Hajzeri-Krasniqi nga IPER, afaristë të shumtë dhe shumë kryetar dhe kryesi të xhamive në Zvicër.

Imami njëherit kryetar i Qendrës Fehim ef.Abazi në fjalën përshendetëse të tij, i përshendeti të pranishmit dhe njëherit ju deshiroi mirëseardhje dhe i falenderoi për prezencen e tyre.

Udhëheqës i manifestimit jubilar ishte dr.Zenel Hajrizi – Gazetar në RTK dhe zonj.Verona Ibriçi.

Numri i pjesëmarrësve ishte mbi 550 persona.

Allahu i nderoft dhe i shpërbleft për prezencen e tyre e në veçanti një falenderim për donatoret tanë që na mbeshtetin gjithëmon dhe për grupin punusë që dhanë një kontribut të madhë në këtë manifestim jubilar.

Në funë u shpërndan mirënjohje për themelusit e Qendrës dhe për donatorët e këti manifestimi jubilar.

Gjatë këtij manifestimi televizioni Alb’swiss me seli në Gjenevë ka transmetuar drejtpërdrejtë në 3 plaftormat Televizion, Youtube dhe Facebook./albswiss.com/

Nyjet :
Pjesa parë: https://youtu.be/gcYKa2My37k
Pjesa dytë: https://youtu.be/lYV5_mZRHD8

Të Fundit
spot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_img