Qeveria pati më shumë shpenzime se të hyra – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Ekonomi

Qeveria pati më shumë shpenzime se të hyra

qeveria-pati-me-shume-shpenzime-se-te-hyra

Për katër muaj, Qeveria pati më shumë shpenzime se të hyra.

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar llogaritë qeveritare të Kosovës në bazë tremujore, ku thuhet se shuma e të hyrave të Qeverisë në tre mujorin e fundit të vitit 2020 ishte 703.2 milionë euro.

Sipas ASK-së, ky botim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda tremujorit të katërt (TM4) 2020.

“Shuma e të hyrave të Qeverisë në TM4 2020 ishte 703.2 milionë euro. Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 52.2% të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave. Shuma e shpenzimeve të Qeverisë në TM4 2020 ishte 817.1 milionë euro”, bëhet e ditur në raport.

Tutje, Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur se pjesa më e madhe e shpenzimeve përbëhet nha kontributet sociale, kompensimi i punëtorëve e konsumi i ndërmjetëm.

“Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë kontributet sociale dhe përfitimet (21.3%); kompensimi i punëtorëve (20.9%); formimi i kapitalit bruto (16.6%); dhe konsumi i ndërmjetëm (10.8%). Ndërsa, pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori të tjera të shpenzimeve”, thuhet në komunikatën e ASK-së”, thuhet në raportin e ASK’së.

Të ngjajshme

Arrestohen katër zyrtarë të Telekomit të Kosovës për keqpërdorim të pozitës zyrtare

albswiss.com

Prokuroria: Të arrestuarit në Telekom shkaktuan dëme mbi 300 mijë euro

albswiss.com

Konfiskohen 700 kg produkte të mishit të prishur në Ferizaj

albswiss.com