QKUK mbushet me pacientë të infektuar me COVID-19 – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

QKUK mbushet me pacientë të infektuar me COVID-19

qkuk-mbushet-me-paciente-te-infektuar-me-covid-19

Rritja e numrit të pacientëve me COVID-19, mbushen spitalet e QKUK.

Drejtor i Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës, Valbon Kransiqi ka thënë se nga mesi i muajit shkurt është vërejtura rritje e numri të pacientëve që kërkojnë hospitalizim.

Ai në mbledhjen e Komitetit për Koordinimin dhe Vlerësimin e situatës me COVID-19, shtoi se nëpër spitale tani janë duke u trajtuar 573 pacientë.

Krasniqi ka kërkuar respektim të masave në mënyrë që të mos lihen anash edhe shërbimet e tjera.

“Nga mesi i javës së kaluar ne vërejmë rritje të numrit të pacientëve që kërkojnë hospitalizim dhe kemi 573 pacientë të shtrirë në klinikat tona. Ne kemi ndërmarr masat që i kemi paraparë në menaxhimin e pandemisë duke përmirësuar sistemin e furnizimit me oksigjen, por do të detyrohemi të trajtojmë pacientët me COVID, duke lënë anash shërbimet e tjera. Për të mos ndodhur kjo, ne duhet të zbatojmë masat”, ka thënë ai.

Të ngjajshme

Ministrja Haxhiu i reagon deputetit Kastrati, pas fyerjeve ndaj Osmanit

albswiss.com

Këshilluesi i Kosovës në rrugën drejt pavarësisë ka disa fjalë për Qeverinë e re të Kosovës

albswiss.com

Drejtori i SHSKUK-së: Kemi hyrë në fazën e re të shpërthimit të COVID-19 në Kosovë

albswiss.com