Reformat e Bidenit, shkarkohet drejtori i zyrës së DFC-së në Serbi – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Reformat e Bidenit, shkarkohet drejtori i zyrës së DFC-së në Serbi

reformat-e-bidenit,-shkarkohet-drejtori-i-zyres-se-dfc-se-ne-serbi

Me ardhjen e presidentit Joe Biden në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndryshimet kanë prekur edhe marrëveshjen ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo është parë në ndryshimet e menaxhmentit të Koorporatës Financiare të SHB-së për Zhvillim Ndërkombëtar (DFC). Kjo Korporatë ka shkarkuar John Jovanoviqin, drejtor i zyrës rajonale për Ballkanin Perëndimor në Beograd, raporton tanjug.

Zyra e DFC-së në Beograd ishte hapur në kuadër të marrëveshjes që Serbia e Kosova nënshkruan në Washington më 4 shtator.

Pas shkarkimit, Jovanoviqi ka thënë se zyra e DFC-së në Beograd ka vendosur bazat për një angazhim serioz ekonomik të SHBA-së në Serbi dhe në Ballkanin Perëndimor.

“Ekziston një menaxhim i ri i zyrës në Uashington që do të vazhdojë të punojë në Ballkanin Perëndimor”, ka deklaruar ai.

Kosova dhe Serbia më 4 shtator të 2020-s, në prani të ish-presidentit Donald Trump, kishin arritur një marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë, e cila ndër të tjera, synim kishte normalizimin e marrëdhënieve ekonomike. Marrëveshja kishte disa pika, një ndër to thoshte se do bëhej “sigurimi i financave për mbështetjen e kredive që kërkohen për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme”. Mirëpo, këtë marrëveshje nuk e përfilli presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden, në letrën e tij të parë drejtuar presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Në letër, Bideni nuk e kishte përmendur fare marrëveshjen e 4 shtatorit mes Kosovës dhe Serbisë. Për këtë distancim të Bidenit për normalizim ekonomik, kishte folur edhe drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha. Shasha shkruante se ky është tregues i qartë i rëndësisë së kësaj marrëveshjeje.

“Fakti qe Presidenti Biden se përmend fare Marrëveshjen e Uashingtonit në letrën e dërguar Vuçiqit, tregon krejt çka na duhet të dimë për rëndësinë e asaj marrëveshje ‘historike’”, kishte shkruar Shasha.

Të ngjajshme

6 të vdekur e 565 raste të reja me COVID-19!

albswiss.com

Kryeministri Kurti: Me shembullin tim dua të inkurajoj të gjithë qytetarët që të vaksinohen

albswiss.com

“Kurti e Osmani, me xhipa të zi në ditë pune bëjnë piknik”

albswiss.com