2.6 C
Geneva
Thursday, April 25, 2024

Rekord: Diaspora shqiptare nga Zvicra vitin e kaluar ka dërguar në Kosovë rreth 100 milionë CHF

Diaspora vazhdon të luaj një rol shumë të rëndësishëm në ekonominë e Kosovës. Përgjatë një viti nga mërgimtarët dërgohen para të shumta, pjesa dërrmuese e të cilave u dërgohen familjarëve.

Shtetet nga më së shumti dërgohen remitencat janë shtetet gjermano-folëse (Gjermania dhe Zvicra), pas tyre, SHBA, Italia, Austria, Franca etj.

“Deri në shtatorin e vitit të kaluar nga Gjermania janë dërguar 120.1 milionë euro, nga Zvicra janë dërguar 56.6 milionë euro, SHBA – 25.5 milionë, Austria – 16.1, Italia – 14.2 milionë euro, Franca – 11.5 milionë euro”, ka thënë drejtori i BQK z. Fehmi Mehemti ne nje interviste dhene javen e kaluar gazetes zvicerane Le Canton27.ch

Shuma prej 56.6 milonë CHF është shifer zyrtare që kanë arritur të regjistron administrata e BQK (janar -shtator 2022) ketu duke mos llogaritur paratë që shkojnë në mënyrë private, dore pas dore, përmes familjareve apo miqve.

Nisur nga proporcioni dhe numri pranisë se diasporës shqiptare në vendet evropiane, sipas gazetës Le Canton27.ch Zvicra, nga vendet evropiane, është vendi prej nga diaspora shqiptare dergojne me së shumti para në Kosovë.

Sipas shefit te BQK z.Mhemeti “Gjatë vitit të kaluar (2022), remitencat arritën në shumën prej 1.2 miliardë euro apo një rritjen prej 6.0%, ndërsa në vitin 2021, remitencat kishin shënuar rritje prej 17.7%. Në janar të këtij viti (2023), vlera e remitencave arriti në shumën prej 83.8 milionë euro, një rritje prej 13.3 milionë euro në krahasim me janarin e vitit 2022, ku remitencat ishin në vlerën prej 70.5 milionë eurosh. Vlerësimet preliminare sugjerojnë për një rritje të remitencave prej 18.9% në janar 2023, përderisa parashikimet e BQK-së sugjerojnë rritje prej 6.7% për vitin 2023.”

Të Fundit
spot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_img