Rikthehet bora, nga nesër ndryshon moti

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Shi e borë, parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot i vranët dhe me riga shiu të cilat do të shoqërohen edhe me borë, raporton Gazeta Express.

Sipas këtij instituti, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius.

Njoftimi i plotë:

Moti për dy ditë 21-22.01.2022

Pas këtyre temperaturave dhe rrezeve të diellit që përfshinë vendin tonë, gjendja sinoptike do të ndryshoj dukshëm, si pasojë e prezencës së masave të ftohta të ajrit me origjinë polare.

Kjo situatë meteorologjike do të kushtëzoj mot kryesisht të vranët dhe me reshje.

Fillimisht do të ketë riga shiu, meqë temperaturat janë në vlerat pozitive. Mirëpo, pas rënies së fushave termike, rigat e shiut do të shoqërohen në reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img