15.2 C
Geneva
Friday, October 10, 2025

“Rikujtesë: Ata janë vetë liria” – Akademi dhe Ekspozitë për Fëmijët e Vrarë në Kosovë (1998–1999)

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Emmenbrücke, 29 qershor 2025 – Me organizim të Misionit Katolik Shqiptar në Luzern dhe Shoqatës Humanitare “Nëna Tereza” në Emmenbrücke të Luzernit, më 29 qershor duke filluar nga ora 18.00 u mbajt një akademi përkujtimore dhe ekspozitë dokumentare kushtuar fëmijëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998–1999. Kjo ngjarje, e realizuar me shumë ndjeshmëri dhe përkushtim, i kushtohej 1432 fëmijëve shqiptarë – “engjëjve”, viktima të pafajshme të gjenocidit shtetëror të ushtruar nga Serbia.

Mysafir special i mbrëmjes ishte Prof. Dr. Nusret Pllana, autor dhe studiues i mirënjohur. Në akademi morën pjesë edhe figura të shquara si Shkëlqesia e Tij, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Zvicër, z. Mentor Latifi, Shefi i Misionit Konsullor i Republikës së Kosovës në Cyrih, z.Vigan Berisha, si dhe Dr. Sali Sefa, ish-konsull i Kosovës në Cyrih, së bashku me shumë personalitete të tjera nga komuniteti shqiptar në Zvicër.

Motoja e kësaj akademie – “Rikujtesë: Ata janë vetë liria” – përshkoi gjithë programin, i cili ishte i pasur në përmbajtje artistike dhe përkujtimore. Mbrëmja u moderua me elegancë nga znj. Afërdita Krasniqi. Himni i flamurit shqiptar u këndua nga Shpejtim Krasniqi, ndërsa pjesa “Rikujtesë – Ata janë vetë liria” u shoqërua me violinë nga Loardes Simoni.

Fjalën hyrëse e mbajti Dr. Don Anton Uka, udhëheqës i Misionit Katolik Shqiptar në Luzern, ndërsa përshëndetjet nga autoritetet u përcollën nga Ambasadori Mentor Latifi. Në pjesën artistike u paraqitën me pika muzikore edhe Afërdita dhe Shpejtim Krasniqi.

U shfaq edhe filmi dokumentar “Fëmijët – viktima të luftës në Kosovë”, që solli emocione të thella te të pranishmit. Një homazh prekës u dha nga vetë fëmijët, në nderim të bashkëmoshatarëve të tyre të vrarë. Një performancë të veçantë e sollën edhe fëmijët e Ansamblit “Arbëresha” nga Sirnach.

Prof. Dr. Nusret Pllana mbajti një fjalim me temën “Fëmijët shqiptarë në Kosovë – viktima të gjenocidit”, ku theksoi me fakte dhe emocione dhimbjen e pashlyer të këtij kapitulli të errët të historisë sonë.

Vigan Brisha, Shef i Misionit Konsullor i Kosovës në Cyrih ishte i pranishëm dhe ai ndër të tjera tha: “Sonte morëm pjesë në akademinë dhe ekspozitën dokumentare kushtuar vrasjeve të fëmijëve në Kosovë gjatë viteve 1998–1999.

Nën moton “Rikujtesë – Ata janë vetë liria”, u përkujtuan fëmijët e pafajshëm të rënë gjatë luftës, ndërsa u theksua rëndësia e kujtesës historike dhe e kërkesës për drejtësi“.

Ndërsa Dr.Sali Sefa, ish konsull i Kosovës në Cyrih pati një fjalim për fëmijët e vrarë në Kosovë dhe për lexuesit tanë po e japim të plotë:

“Të nderuar të pranishëm, Të dashur bashkëkombës,

sot jemi bashkuar këtu të flasim jo vetëm për historinë tonë të përgjakur, por për dhimbjen më të thellë të çdo kombi: vrasjen dhe humbjen e fëmijëve. Sot, flasim për ata që nuk mundën të rriten, për ata që nuk patën kohë të ëndërrojnë, për ata që heshtën përjetë nga një dorë mizore e barbare. Fëmijët e vrarë në Kosovë nuk ishin thjesht vetëm viktima.

Ata, ishin gëzimi ynë, shpresa jonë, e ardhmja jonë e prerë në fillim të rrugës që quhet jetë! Ata ishin lodra e braktisur në oborr. Ata ishin rrezja e diellit në një ditë lufte. Ata ishin buzëqeshja që lufta s’mundi ta shuajë kurrë nga kujtesa jonë. E sot, ne i kujtojmë jo vetëm si viktima.

Ata janë shumë më shumë se kaq! Ata janë vet LIRIA. Që më të drejtë Dr Anton Uka dhe Misioni Shqiptar Katolik këtu ne Luzern me Shoqatën Humanitare Nëna Tereze e kanë emruar këtë akademi madhështore me emrin: Ata janë vet LIRIA! Po e vërtetë! ata janë vet liria që ne e frymojmë dhe e gëzojmë sot. Janë ata që me gjakun e tyre i dhanë peshë fjalës “çlirim”, që është fjala më e bekuar në aspektin kombëtarë! Janë ata që pa zë, bërtitën dhe kërkuan drejtësinë në ndërgjegjen e botës.

Janë ata që çdo ditë na kujtojnë ,pse duhet të jetojmë të lirë, të drejtë punojmë e të zhvillohemi me nderë! Të mos harrojmë asnjëherë se: Liria jonë, nuk ishte falas. Ajo ka emra. Emrat un dhe në Parkinson e „fëmirisë së ndaluar! Këto fytyra të njoma, sy të e 1432 fëmijëve tanë të vrarë në shtëpi, në rrugë, në krahë dhe në prehrin e nënave të tyre, madhe edhe në barkun e nënave, ata u vranë e u masakruan nga regjimi më barbar ushtarak e policor serb që njeh histaria e njerëzimi! Ky krim kërkon njohje nga gjithë bota dhe ta kualifikoj me emrin që i takon Gjenocid!

Ata, janë fëmijë që për çdo ditë presin që emri i tyre të shënohet në Obeliskpafajshëm dhe zemra që nuk rrahin më. Ne, ua kemi borxh të vërtetën, kujtimin dhe drejtësinë. Ata,shpirti i tyre që na bënë dritë nga qielli i pastër,ata poashtu në heshtje kërkojnë një Kosovë të lirë ku atje kurrën e kurrës nuk do të vritën fëmijët: Ata, 1432 fëmijë të vrarë kerkojnë që ta ndërtojmë një Kosovë që i ngjan ëndrrës së tyre të pafajshme. Një Kosovë ku fëmijët jetojnë, mësojnë, qeshin dhe janë të sigurt.

Sepse,vetëm atëherë do të kemi nderuar e përkujtuar me të vërtetë gjakun e tyre. Lavdi përjetë fëmijëve të vrarë! Lavdi përjetë lirisë që ata e ngjizën me dhimbje! Lavdi përjetë kujtimit që na bën njerëz!“.

Fjala përmbyllëse iu dha z. Nue Zalli, kryetari i Shoqatës Humanitare “Nëna Tereza” në Zvicër, ndërsa ngjarja përfundoi me një interpretim muzikor nga Ejona Bytyqi dhe një apero për të pranishmit. Kjo mbrëmje përkujtimore ishte një dëshmi e respektit të thellë që komuniteti shqiptar në Zvicër ruan për viktimat e luftës dhe një thirrje për drejtësi, kujtesë dhe unitet.

SAM24.info

Foto nga V.B

Të Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img