Rrahman Rama për misionin e parë paqeruajtës të FSK’së: Sot është ditë historike për Kosovën – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Rrahman Rama për misionin e parë paqeruajtës të FSK’së: Sot është ditë historike për Kosovën

rrahman-rama-per-misionin-e-pare-paqeruajtes-te-fsk’se:-sot-eshte-dite-historike-per-kosoven

Rama për misionin e parë paqeruajtës të FSK’së: Sot është ditë historike për Kosovën.

Në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) është mbajtur ceremonia për zbarkimin e kontingjentit të FSK-së për misionin e parë paqeruajtës në botë ku do të jenë në krah të ushtrisë amerikane në Kuvajt.

Në fjalë rasti, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama tha se dita e sotme është historike.

“Sot është ditë historike për Kosovën. Sot Kosova zyrtarisht po bëhet kontribuuese e misionit të paqes përkrah partnerëve dhe miqve tanë. Kjo e arritur është falë pjesëtarëve të FSK-së , jam krenar që jam komandant i Forcës”, tha ai.

Komandanti i FSK-së, tha se po zbarkojnë në një mision fisnik.

“Të dashur ushtarë të FSK-së, ju jeni duke zbatuar një mision fisnik në mbështetje të paqes, do të jeni krenar pasi që në këtë mision jetësoni një synim tonin për të cilën shumë gjenerata sakrifikuan. Jam i bindur që do të shërbeni me profesionalizëm dhe do të përfaqësoni Kosovën me dinjitet”, tha gjeneral Rama”, shtoi ai.

Një kontingjent i Forcës do të qëndrojë së paku gjashtë muaj në Kuvajt me Gardën Kombëtare të Ioëa-s për mision paqeruajtës në shtetin e Kuvajtit

Të ngjajshme

8 të vdekur dhe 578 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

albswiss.com

Komunat shprehen të gatshme për të bërë vaksinimin anti-COVID

albswiss.com

Lutfi Haziri tregon se çka i thoshte Ibrahim Rugova për fitoren e LDK’së

albswiss.com