fbpx
-18.1 C
Geneva
Tuesday, January 21, 2025

Rritet numri i kandidateve që po votohen nga qytetarët, gratë po hyjnë në Kuvend pa nevojë të kuotës

Gratë po hyjnë në Kuvend pa nevojë të kuotës, rritet numri i kandidateve që po votohen nga qytetarët.

Prej vitit 2007 kur Kosova filloi organizimin e zgjedhjeve me lista të hapura numri i deputeteve gra të zgjedhura me votë pa nevojë për kuotë gjinore është rritur, teksa zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 kanë shënuar rritjen më të lartë të grave që kanë siguruar ulëse në Kuvend përmes votës.

Partitë politike e kanë të obliguar që në listën e tyre të kandidatëve për deputetë, 30 për qind të jenë gra.

Më së shumti gra deputete do të ketë Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje me gjithsej 23 nga 58 deputetë.

Sipas rezultateve të kandidatëve që i ka publikuar KQZ-së, asnjë grua nga lista e Vetëvendosjes nuk ka siguruar ulëse përmes kuotës gjinore.

PDK’ja nga 19 deputetë, gjashtë prej tyre do të jenë gra teksa tre nga to kanë hyrë përmes kuotës gjinore.

LDK’ja do të ketë pesë gra deputete nga 15 sa ka fituar gjithsej, nga to katër kanë hyrë me ndihmën e kuotës gjinore ndërkaq vetëm një përmes votës.

Ndërkaq AAK’ja do të ketë tre gra në Kuvend nga 8 deputetë sa ka fituar në zgjedhje, dy nga to kanë hyrë me ndihmën e kuotës gjinore.

Lista Serbe nga 10 deputetët e saj që do t’i ketë në Parlament tri do të jenë gra të cilat kanë hyrë pa kuotë gjinore.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img