Rritja e rasteve me COVID, Gjermania e fut Kosovën në listën e zezë

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kosova sërish vend i rrezikut të lartë për Gjermaninë

Varianti Omicron ka shtuar ndjeshëm shifrat e infektimeve në Kosovë. Kjo ka bërë që nga dita e dielë Kosova të futet sërish në listën e vendeve të rrezikuara nga virusi për Gjermaninë.

Varianti Omicron i virusit Corona ka bërë që gati tre të katërtat e rreth 200 vendeve të botës të kategorizohen si zona rreziku në Gjermani.

Tek 136 vendet që janë të vendosura në listën e rrezikut të Institutit Robert Koch, shtohen të dielën edhe disa vende të tjera.
Kjo listë reflektohet pastaj tek rekomandimet e Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë për udhëtimet e kufizimet e udhëtimit nga e drejt këtyre vendeve.

Nga e diela (23.01., 00:00) Kosova renditet sërish në listën e zonave me rrezik të lartë të virusit.

Në këtë listë renditen tani edhe Rumania, Republika e Moldavisë, Maroku, Tunizia, Algjeria, Arabia Saudite, Japonia e vende të tjera.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img