RTK miraton buxhetin për vitin 2022

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

RTK ka miratuar buxhetin për vitin që kemi hyrë.

Bordi i Radio Televizionit të Kosovës ka aprovuar projektimin buxhetor për vitin 2022 në vlerë prej 10,537,000 eurosh.

“Vendimi për aprovimin e buxhetit ka ardhur pas një sërë analizash dhe diskutimesh në mes të Bordit të RTK-së si organ kolegjial-drejtues i transmetuesit publik dhe menaxhmentit të transmetuesit publik, me qëllim të racionalizimit të shpenzimeve në përputhje me mundësitë aktuale buxhetore”, bëhet e ditur në komunikatën e bordit.

Sipas obligimeve ligjore, Bordi i RTK-së e ka shqyrtuar dhe e ka miratuar projektbuxhetin vjetor duke siguruar që shpenzimet e RTK-së nuk i tejkalojnë burimet e tyre financiare, thuhet më tej.

Buxheti u aprovua në një mbledhje të bordit.

Pas deklarimit publik të ish-anëtarëve të Bordit të RTK-së Bajram Mjeku dhe Albinot Maloku të datës 20 janarit lidhur me çështjen e telefonave mobil, Bordi i RTK-së sqaroi se asnjëri nga ish-anëtarët e lartpërmendur nuk bëjnë pjesë në listën përfituese të telefonave mobil, të paraqitur në vendimin me Nr. 0007/22 të datës 19 janar.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img