16.2 C
Geneva
Friday, October 10, 2025

Rusia teston një raketë interkontinentale me aftësi bërthamore

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Ministria ruse e mbrojtjes tha të mërkurën se kishte kryer një testim të parë të raketës balistike ndërkontinentale Sarmat, një shtesë e re në arsenalin e saj bërthamor për të cilin presidenti Vladimir Putin tha se do t’u jepte armiqve të Moskës diçka për të menduar, transmeton Reuters.

Presidenti rus, Vladimir Putin, u shfaq në televizion duke u informuar nga ushtria se raketa ishte lëshuar nga Plesetsk në veriperëndim të vendit dhe goditi objektivat në gadishullin Kamchatka në lindjen e largët.

Raketa balistike ndërkontinentale Sarmat ka “karakteristikat më të larta taktike dhe teknike dhe është i aftë të kapërcejë të gjitha mjetet moderne të mbrojtjes kundër raketave. Raketa është e pashembullt. Nuk ka një të ngjashme në botë dhe nuk do të ketë për një kohë të gjatë ”, citohet të ketë thënë Putin

Të Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img