“Organizata për Bashkim dhe Përparim “, bënte të kundërtën ndaj Perandorisë Osmane. Në vend të Bashkimit bëri përçarje, dhe në vend të Përparimit bëri shkatërrim!!!!
Dihet se themeluesit e lëvizjes/organizatës “Bashkim dhe Përparim” të quajtur “xhon turqit” (“turqit e rinjë”) ishin shkolluar në Evropë, sidomos në Francë. Libri në formë ditari i kapterrit turk Ahmed Hamdi, pra nënoficer i Perandorisë Osmane paraqet nga dora e parë misionin e shkatërrues të xhon turqëve.
Qe si e shkatërruan Perandorinë Osmane Xhon Turqit:
# Xh.turqit të gjithë që nuk mendonin si ata, i quanin reaksionar dhe tradhtar të vatanit!
&VV të gjithë ata që nuk mendojnë si VV, i quan argatë të Vuqiqit e Serbisë, profiter, shkatërrues e shitës të Kosovës 🤔
# Xh. Turqit, Ushtrinë e kishin shndërruar në servile të qeverisë së tyre!
&VV brenda FSK, Policisë së Kosovës dhe AKI ka bërë struktura paralele që i shmangen hierkisë dhe japin llogari në VV-së🤔
# Xhon turqit “bashkim dhe përparim” , thirreshin në bashkim, por ishin përçarës!
&VV u promovua si lëvizje për bashkim kombëtar, përçau të gjithë. Edhe skenën politike, dhe çdo institucion shtetërorë e publik🤔
# Xh.turqit kishin blerë disa oficer të lartë të Perandorisë Osmane!
& VV nuk e di a kanë blerë oficer të FSK, Polici e AKI, por që i ka kapë e ngulfatë po se po ( kujtoni raportimin e shefit të AKI-së në Komisionin Parlamentar)!🤔
# Xh.turqit vrisnin gazetarët që kundërshtonin fuqishëm politikat xhon turke!
& VV s’ka vrarë gazetar, por ka sharë, kërcënu, përgju e shantazhu!🤔
# Konservatorët urreheshin skajshmërisht nga xhon turqit!
& Jam konservator, le të më thotë VV “të dua”😉
# Xh.turqit përmes kërcënimeve zgjidhnin deputetët e tyre!
& VV ju bënë presion ish përkrahësve, duke i akuzuar për tradhti të idealeve!( idealeve komuniste)🤔
# Xhon turqit shkelnin ligjet që vet i kishin ndryshuar!
& VV e konsideron veten mbi çdo ligj , rend apo rregullore. Pandehin veten vet shteti!🤔
# Xh.turqit ndërruan komandantët me përvojë, me komandant të rinjë pa përvojë që ishin anëtar të “bashkim dhe përparim”!
& VV bash të njëjtën ka bërë. Me të drejtë opinioni i quan PRAKTIKANTA!🤔
# Xhon turqit bënë vëllazëri me bullgaro-maqedonin Jane Sandanskin ,lider i VMRO-së!
& VV është në akordancë të plotë me politikën zyrtare të Beogradit (kujtoni ministrin serb i punëve të jashtme Daqiç kur falënderon në KS OKB ministren e punëve të jashtme të Kosovës Donika Shvarc. Shefja e gr.parlamentar të VV Mimoza Kusari bënë marrëveshje me shefin e Listës Serbe Milan Radojqiç, në kohën kur Radojqiq ishte në arrati, i akuzuar për terrorizëm)🤔😡
# Xhon turqit autori i quan sekt i sionistëve!
& VV është sekt i sionistëve,dhe disa lider të VV janë anëtar të sektit të quajtur “Unifikator” (Unifikation Church) ?!🧐🧐🧐





