16.2 C
Geneva
Friday, October 10, 2025

Sekuestrohen bimë narkotike në vlerë mbi një milion euro-arrestohen katër të dyshuar

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Gjatë një aksioni antidrogë në Kremestak – Zveçan janë sekuestruar marihuanë dhe bimë të kanabisit që kapin vlerën e shitjes në treg mbi një milion euro.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, bimët narkotike u kapën  në dhoma të rregulluar me ndriçim e ventilim në  një shtëpi me dyer të mbyllura dhe me dritare të mbuluara. 

“Janë konfiskuar 15 kilogramë substancë e dyshuar narkotike marihuanë e gatshme për treg, 808 bimë të dyshuara kanabis duke u tharë të gatshme për treg, 1531 bimë të reja të dyshuara si kanabis, 6 telefona mobilë, 150 euro- para të gatshme, 5 palë gërshërë, sistem i ventilimit, 164 drita ndriçimi për kultivim, 124 trafo për furnizim me energji dhe rreth 3000 saksi për kultivim”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Gjatë aksionit, brenda janë hasur katër persona të dyshuar,  shtetas serbë, të cilët kanë tentuar të ikin, por Policia ka arritur t’i kapë. 

Bëhet fjalë për një grup të strukturuar kriminal, të cilët kanë vepruar në shitjen e narkotikëve në Kosovë dhe Serbi.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar me urdhër të të cilit katër të dyshuarit e arrestuar pas intervistimit dërgohen në ndalim për 48 orë.

Rasti mbetet nën hetime të mëtejme nga antidroga e Policisë së Mitrovicës Veri.

 

Të Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img