Sërish numër i madh i viktimave nga Covid-19 në Shqipëri – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Sërish numër i madh i viktimave nga Covid-19 në Shqipëri

serish-numer-i-madh-i-viktimave-nga-covid-19-ne-shqiperi

Edhe 21 viktima nga Covid-19 në Shqipëri.

Koronavirusi vijon të marrë jetë njerëzish në Shqipëri. 21 viktima janë regjistruar në 24 orët e fundit.

Numrin më të lartë e ka Tirana, me 9 viktima, 2 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kolonja, 1 qytetar nga Dibra, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Bulqiza, të moshave 22-87 vjeç.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë regjistruar 777 raste të reja pozitive në 3308 testime të kryera.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 320 raste në Tiranë, 50 në Durrës, 41 në Berat, 40 në Shkodër, 32 në Korçë, 26 në Gjirokastër, 21 në Kolonjë, 20 në Sarandë, 17 në Kavajë, 16 në Kamëz, 13 në Krujë, nga 12 raste në Fier, Elbasan, nga 11 raste në Lezhë, Përmet, 10 në Kuçovë, nga 9 raste në Kurbin, Pukë, Mat, Malësi e Madhe, 8 në Mallakastër, nga 7 raste në Pogradec, Fushë Arrëz, nga 6 raste në Vlorë, Tepelenë, Maliq, nga 5 raste në Kukës, Tropojë, Ura Vajgurore, 4 në Vorë, nga 3 raste në Devoll, Has, Skrapar, nga 2 raste në Lushnje, Dibër, Himarë, Peqin, Memaliaj, Shijak, Libohovë, nga 1 rast në Rrogozhinë, Librazhd, Delvinë, Divjakë, Prrenjas, Patos, Këlcyrë.

Këtë të shtunë janë kryer 1110 vaksinime anti-Covid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 19,357 vaksinime.

Janë shëruar 742 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 74,352 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 639 pacientë, 35 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Të ngjajshme

Kurti e Osmani takohen sot me kryetarin e LDK-së, Abdixhikun

albswiss.com

Kjo është mosha e 11 personave që vdiqën si pasojë e koronavirusit

albswiss.com

Gjest i madh: Dy fëmijë në Prishtinë i gjejnë 100 euro, i dorëzojnë në stacionin e policisë

albswiss.com