Shefi i BE-së për Kosovë e sheh pozitive që Kurti tash e radhit dialogun si prioritet të katërt: Vaksinat arrijnë në mars – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Shefi i BE-së për Kosovë e sheh pozitive që Kurti tash e radhit dialogun si prioritet të katërt: Vaksinat arrijnë në mars

shefi-i-be-se-per-kosove-e-sheh-pozitive-qe-kurti-tash-e-radhit-dialogun-si-prioritet-te-katert:-vaksinat-arrijne-ne-mars

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, e sheh si lëvizje pozitive deklarimet e kandidatit për kryeministër Albin Kurtit se dialogu me Serbinë do të jetë në katër prioritet e para të Qeverisë tij, pasi sipas tij nga hiç në katër është sinjal i mirë për këtë proces.

Szunyog në një intervistë për Ekonomia Online tha se dialogu nuk është i rëndësishëm vetëm për Kosovën por për të gjithë rajonin.

“Unë e kuptoj që ka një zhvillim pozitiv në ato deklarata nga të mos qenit aspak prioritet, në të qenurit prioritet numër gjashtë, tani është prioritet i katërt, kështu që unë mendoj se po shohim shenja të mira, pasi dialogu është i rëndësishëm jo vetëm për Kosovën por edhe për të gjithë rajonin”, tha ai.

Kosova vazhdon të jetë ende i vetmi vend në rajon, i cili nuk ka arritur të sigurojë asnjë lloj të vaksinës kundër sëmundjes Covid-19, që shkakton ky virus. Por sipas Szunyog, kontingjenti i parë i dërgesave të vaksinave kundër Coronavirusit pritet të arrijnë në muajin mars.

“Ne jemi duke pritur shpërndarjen e parë të vaksinave, shpresoj në javët ose ditët e ardhshme. E përsëris, është shpresa ime por po në mars”, tha shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë.

Bashkimi Evropian është duke punuar që të krijohet një stabilitet institucional në Kosovë. Szunyog thotë se është duke zhvilluar takime me liderët e partive në mënyrë që të arrijnë një marrëveshje në zgjedhjen e presidentit, pasi siç thotë ai BE-ja është e interesuar të punojë me një qeveri stabile dhe afatgjate.

Ndërsa sa i përket liberalizimit të vizave, Szunyog thotë se Bashkimi Evropian si institucion i ka kryer obligimet ndaj Kosovës, ndërsa tani është detyrë e institucioneve vendore të zhvillojnë takime me shtetet të cilat janë kundër këtij procesit, në mënyrë që t’i bind këto vende për liberalizimin e vizave për kosovarët.

Tutje, ai tha se hapja e ambasadës në Jerusalem nuk është në linjë me politikën e BE-së, duke shtuar se Kosova duhet të ndjekë prioritetet e politikave të jashtme të Bashkimit Evropian nëse aspiron të bashkohet në këtë institucion.

Të ngjajshme

Nuk e përballojë sëmundjen e rëndë, vdes i riu kosovar

albswiss.com

Nuk i mbijeton infektimit me COVID-19, vdes ish-kryeministri i Shqipërisë, Bashkim Fino

albswiss.com

“Bill Klinton ka qajtur kur e ka parë kasetën e Masakrës së Izbicës”

albswiss.com