-9.6 C
Geneva
Saturday, March 18, 2023

ShKSh”Nëna Terezë”, shënoi 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës dhe 500-vjetorin Jubilar të Suedisë Engelholm – Suedi

Me intonimin e himnit Dardan dhe Suedez u shënua fillimi i kësaj mbrëmje festive.

vazhdën e aktiviteteve kulturore dhe artistike, me rastin e shënimit të 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, dhe 500-vjetorit jubilar të Suedisë, Shoqata Kulturore Shqiptare ”na Terezë”, në Engelholm-Suedi, në pranin e një numri të konsiderushëm të bashkatëdhetarëve tanë si dhe miqë suedez, organizoj një mbrëmje festsive e që kësaj rradhe ishte vërtet një gjallëri festive me shumë aktivitete që u organizuan. Kështu festa e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe 500-vjetori jubilar i Suedisë, reflektoi më ndryshe se herave të kaluara te mërgata jonë këtu në regjionin e Skones në Suedi. Dihet mirëfilli se Suedia ka një mërgatë shqiptare tejet aktive sa u përket aktiviteteve kulturore, që veprojnë me dakada, andaj kësaj here u organizuan një mori festash në shënimin e 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës si shteti më i ri në botë dhe 500-vjetorin jubilar të Suedisë, e cila si para lufte, gjatë lufte dhe pas lufte ndihmoj përpjekjet tona shumë të arsyshme për një shtet të pavarur dhe sovran me çka edhe e dëshmoj me njohjen e Kosovës menjëhere pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Programi i kësaj mbrëmje festive filloj, me daljen në skenë të grupit të valltarëve të Shoqatës Kulturore Shqiptare ”Nëna Terezë”, (ShKSh), të veshur me veshjet kombëtare,të mbuluar me flamurin kuq e zi, që ngjallnin ndjenjën e heroizmit e atdhedashurisë. Programin festivë në gjuhen shqipe e shpalli të hapur moderatorja e këtij programi festiv Edona Smajli, ndërsa në gjuhen suedeze, Vesa Mecini, të cilat fillimisht përshëndetën të pranishmit, në këtë mbrëmje festive. Në vazhdim moderatoret e kësaj mbrëmje festive, ftuan për një fjalë rasti, kryetarin, e ShKSh”,Nëna Terezë”, z. Rrahman Rrahmani. Kryetari e kësaj shoqate, z. Rrahman Rrahmani, në fjalën e tij hyrëse, duke përshendetur të pranishmit tha:

Zonja dhe zotërinj, fëmijë të dashur, musafir të nderuar.

Image

Më lejoni që në emër tim personal si dhe në emër të kryesisë së ShKSh”Nëna Terezë”, në Ängelholm në përbërje: Rrahman Rrahmani, kryetar, Ali Zejnullahu, sekretar, Ferki Hiseni, arkëtar, Ahmet Ahmeti, Abedin Bahtiri, Arben Hasani dhe Besam Istrefi, të gjithë anëtar të kryesisë, të ju përshëndes dhe të ju uroj mirëseardhje në këtë mbrëmje festive, njëherit të ju uroj 15 – vjetorin e pavarësisë së Kosovës dhe 500-vjetorin jubilar të shtetit suedez.
Një përshëndetje e veçantë në këtë mbrëmje festive ishte për Znj. Eva Dahlberg, përgjegëse për sektorin e kulturës në komunen e Ängelholmit, pastaj z. Hysen Ibrahimin, një veprimtar i dalluar i qështjes kombëtare si dhe kryetar aktual i Shoqatës së Shkrimtarve dhe Artistve Shqiptar ”Papa Klementi XI Albani në Suedi, e që u përshëndeten me një duartrokitje nga të pranishmit në këtë mbrëmje festive. Ndërsa një përshëndetje shumë e ngrohtë ishte për grupin e valltarëve të ShKSH ”Nëna Terezë”, për prindërit e këtyre fëmijëve dhe për punën e kontributin me fëmijët tanë në sferën e kulturës të Z. Muharrem Ibra, ish valltari i Shoqëris Kulturore Artistike ”Shqiponjat e Dukagjinit”, në Gjakovë. Në këtë rast grupi i valltarëve dhe Z. Muharrem Ibra, nga të pranishmit u përshëndetën me një duartrokitje të gjatë.
Një përshëndetje vëllazërore ishte edhe për grupin muzikor: Burhan Beqiri, Era Gegaj dhe me Sint: Endrit Krasniqi, të cilët u përshëndetën nga të pranishmit me duartrokitje. Këtij grupi muzikor ju bashkangjit edhe Robet Hoti, ish kryetar i ShKSh ”Nëna Terezë”, këngëtar dhe pronar i firmes së ndërtimtaris RBA Roberts BYG Anlänggning AB Ängelholm dhe mbështetës financiar çdo here që ka nevoj ShKSh ”Nëna Terezë”, Ängelholm. R RBA Roberts Bygg & Anläggning AB BA Roberts Bygg & Anläggning AB:

Të nderuar të pranishëm,

Zonja dhe zotërinjë,

17 Shkurti i ftohtë i pesumbdhjetë viteve më parë neve na pat ardhur aq i ngrohtë, duke vulosur një herë e përgjithmonë rilindjen tonë kombëtare, duke mbyllur faqen e rëndë dhe të vështirë të historisë sonë e cila brenda mban shumë dhimbje njerëzore dhe shkatërrime, por edhe akte dhe vepra të mëdha sublime dhe të paharrueshme. Aty gjenden edhe mijëra viktima, të gjetura e të pagjetura. Prandaj, në këtë ditë dhe në përvjetorët e pambarim të pavarësisë, falënderimi dhe përulja është për dëshmorët, për të gjithë veprimtarët e të gjithë brezave të Lëvizjes Kombëtare, popullit që rezistoi për vite me radhë kundër robërisë. Prandaj, ne duhet të jemi krenar që sot kur festojm pesumbdhjetë vjetorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës, ta kujtojm ideatorin e kësaj pavarësie dr.Ibrahim Rugova, Presidenti i parë historik dhe shpirtëror i Republikës së Kosovës. Filozofija politike e ish Presidentit Ibrahim Rugova, depërtojë në thellësi të botës perendimore dhe në SHBA, duke i bindur se Kosova e meriton pavarësinë e saj. Ne këtë ditëlindje të shtetit tonë i jemi shumë mirënjohës komandantit legjendar Adem Jashari, familjes së tij, familjeve të dëshmorëve të lirisë, familjeve të të zhdukurve, fëmijëve bonjak, nënave, dhe baballarëve të atdhetarëve dhe heronjve tanë gjithëkombëtar, dhe të gjithë atyre që dhanë jetën dhe kontribuan për këtë që sot ne po e gëzojmë. Gjithsesi një mbështetje të madhe kësaj filozofije i dha edhe Nëna shqiptare që quhet Nëna e tërë botës së qytetëruar siq ishte Nënë Tereza ose Gonxhe Bojaxhiu, që me krenari ne e mbajmë emrin e shoqatës sonë.

Image

Image

Të nderuar të pranishëm,

Zonja dhe zotërinjë,

Ne falendrojmë popullin Suedez për ndihmën që e dhënë edhe para lufte, edhe gjatë luftes edhe pas luftes. Populli Suedez tani është mik i popullit shqiptarë, të cilin e falenderojmë nga zemra.

Zoti e bekoft popullin Shqiptarë kudo që ndodhet ai.

Zoti e bekoft Kosovën dhe Pavarësinë e saj,

Zoti i bekoft SHBA-të, BE-në, popullin suedez dhe miqtë tanë kudo që ndodhen.

Në vazhdim, të këtij programi festiv grupi i valltarëve të ShKSh ”Nëna Terezë”,në Ängelholm u paraqit në sken, para të pranishmive me Vallen e “Rugovës” , Vallen “Kosovare” , Vallen e “Vajzave” dhe Vallen e “Shotes”, të cilat u prezentuan me mjafë sukses nga valltarët e kësai shoqate. Këto valle u mirëpritën nga të pranishmit me emocione dhe me duartrokitje të pandërprera. Me poezin “Sa kohë kanë kaluar”, recitoj voglushja Ariona Bahtiri, e cila çfaqi emocione të jashtëzakonshme dhe u mirëpit me duartrokitje frenetike nga të pranishmit në këtë mbrëmje festive. Pastaj me një fjalë përshëndetse i përshëndeti të pranishmit Znj. Eva Dahlberg përgjegëse për sektorin e kulturës në komunen e Ängelholmit. Ajo pasi ju uroj të pranishmive 15-vjetorin e pavarësisë së Kosovë dhe 500-vjetorin jubilar të Suedisë, në mes të tjerash tha: Ndjehem shumë e nderuar dhe e privilegjuar që sante gjindem në mesin e juaj dhe se ishte një nder i veçantë që të filloj dhe të punoj me Z. Rrahman Rrahmanin dhe ShKSh ”Nëna Terezë”. Mendoj se ShKSh ”Nëna Terezë”,bënë një punë të rëndësishme për fëmijët, një përpjekje fantastike që i ndihmon fëmijët t’i kenë të dy identitetet dhe t’i mbajnë rrënjët e tyre. Më pastaj Z, Rrahman Rrahmani, autor i librit Dardanët për Dardani nr. 1 dh 2 ja dhurroj dy eksemplar Znj. Dahlberg, e cila u falënderua paskajshmërisht. Pastaj Znj. Eva Dahlber këndoj dy këgë të saj me gitarë e që u përshëndet nga të pranishmit me duartrokitje të gjata.Në vazhdim të kësaj mbrëmje festive një fjalë përshëndetëse e kishte z. Hysen Ibrahimi, një veprimtar i dalluar i qështjes kombëtare dhe kryetar aktual i SHSHASH ”Papa Klementi XI Albani”, në Suedi, i cili fillimisht përshëndeti të pranishmit në këtë mbrëmje festive dhe uroj të pranishmive 15- vjetorin e pavarësisë së Kosovës dhe 500-vjetorin jubilar të mbretëris suedeze. Ai përgëzoj kryetarin z. Rrahman Rrahmani dhe kryesinë e SHKSH ”Nëna Terezë”, që për vite të tëra punojnë me fëmitë tanë dhe kontribojn për prezentimin e kulturës dhe traditës tonë kombëtare këtu në Suedi.

Vazhdoj programi muzikor, me këng dhe valle popullore,deri në orët e vona të mesnatës, me këngëtarët tanë të njohur siq janë: Burhan Beqiri, Era Gegaj Robert Hoti dhe me Sint: Endrit Krasniqi.

Ishte një program shumë i pëlqyer për të gjithë të pranishmit në këtë mbrëmje festive.

Të Fundit
spot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_img