Muaji nëntor për gjithë shqiptarët ndjehet si muaj i alfabetit, pavarësisë dhe festë e flamurit shqiptar. Ngado që jetojnë shqiptarët ata muaji nëntor i mbledh tok për të kujtuar, për të nderuar dhe për të festuar të arriturat e kombit përmes festës kombëtare ditës së pavarësisë.
Ashtu si gjithkund nëpër vendet e Evropës e më gjerë ku jetojnë shqiptarët, me datë 18 nëntor në e qytezën e vogël Saint-Julien en Genevois, të Francës u shënua dita e flamurit 28 nëntori.
Në organizim nga shoqata “Iliria” mërgata jonë shqiptare që jeton këtu u mblodhën për të kremtuar këtë ditë të shënuar të kombit tonë. Pjesëmarrja e njerëzve dhe programi i organizuar e bëri një mbrëmje mbresëlënëse dhe për tu kujtuar.
Këtë tubim i cili për nga numri i pjesëmarrësve ishte i kënaqshëm, me këngë e pika muzikore e madhështuan solistja Linda Hakaj, Baraku dhe grupi fama.
Mbrëmja zgjati deri orët e mesnatës dhe të pranishmit mbetën të kënaqur me organizimin dhe përgatitjen e këtij tubimi festues për nderë të ditës së pavarësisë./Alb’swiss TV/