24.9 C
Geneva
Tuesday, July 26, 2022

Shoqatat Shqiptare në Calgary dhe Hamilton paralajmërojnë zgjedhjet e brendshme

Dy shoqatat ndër më aktivet në Kanada, Shoqata Shqiptaro- Kanadeze në Calgary dhe Shoqata Shqiptare e Hamiltonit do t’i mbajnë kuvendet e tyre zgjedhore në fillim të muajit prill. Shoqata e Calgary-t lajmëron komunitetin se në datën 3 prill 2022, ditë e diel ora 15:00 zhvillon mbledhjen për anëtaresimet pranë bordit të shoqatës si dhe për të zgjedhur kryesinë e saj të re. “Bordi i shoqatës fton komunitetin pranë ambienteve ku zhvillohet edhe mësimi ishkollës shqipe për t’u bërë pjesë e një grupi entuziast, i apasionuar pas vlerave tona kombëtare, historike, artdashëse e mbi të gjitha nje grupi i cili ka dëshirën e mirë të përcjellë solidaritet, bashkëpunim dhe mirënjohje ndaj gjithkujt që në një mënyrë ose një tjetër bëhet pjesë e komunitetit dhe shoqatës tonë shqiptaro-kanadeze.

Ne ftojmë gjithsecilin prej jush që ka ide, projekte, pikësynime, dëshira, kritika apo shqetësime që t’i bashkohet mbledhjes dhe të diskutojmë bashkarisht se si të sjellim më të mirën mes nesh”- thuhet në njoftimin e shoqatës publikuar në faqen elektronike të saj. Po aq me entuziazëm edhe Shoqata Shqiptare e Hamiltonit fton anëtarësinë e gjerë për të marrë pjesë në kuvendin e saj zgjedhor. Ajo njofton se Kuvendi i Gjashtë Zgjedhor i Shoqatës Shqiptare të Hamiltonit mbahet të dielën me 10 prill 2022 duke filluar nga ora 16:00 në Shtëpinë Shqiptare, e hapur tashmë për organizimet e ndryshme komunitare. “Sipas statutit në fuqi, të gjithë përkrahësit e shoqatës që janë anëtarë në dy vitet paraprake kanë të drejtën e votës dhe janë të mirëpritur edhe si kandidatë për kryesinë e ardhshme”- thuhet ne postimin e kësaj shoqate në faqen e saj në Facebook.

Të Fundit
spot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_img