Shqipëria po vazhdon implementimin e politikave ambientaliste.
Qeveria shqiptare ka vendosur që nga data 3 prill, të zbatohet plani i quajtur “Dita pa makina”. Sipas këtij plani, çdo të dielë të parë të muajit, në qytetet kryesore të Shqipërisë, nuk do të lejohet qarkullimi me makina.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një njoftim në Facebook, ka shkruar se do të fillojë koordinimin me bashkitë kryesore për këtë plan kombëtar për kursim, për mjedisin dhe për shëndetin e të gjithëve.
“Nëse s’e fikim dot automjetin gjatë gjithë kohës, të paktën ta bëjmë ditëve të pushimit dhe të përdorim biçikletën a ecjen në këmbë”, ka thënë Rama./albswiss.com/





