fbpx
-17 C
Geneva
Tuesday, January 21, 2025

“Shqipëria Bëhet” e portretizon Veliajn si harabel

Drejtuesit e “Shqipëria Bëhet” kanë vazhduar akuzat e rënda drejt të parit të Tiranës, Erjon Veliaj. Por, kësaj here e kanë portretizuar edhe si harabel.

Elton Laska këmbëngul se Veliaj po keqpërdor rëndë foltoren e Kuvendit kur flet për SPAK-un.

“Harabel Veliaj edhe sot përdori foltoren e Këshillit Bashkiak të Tiranës si mburojë e për të goditur “kolegët” e SPAK-ut”, ka thënë Laska, ndërsa ka shtuar:

“Politika e vjetër e zhytur në korrupsion e paligjshmëri po përpëlitet në gahmat e fundit. U takon qytetarëve të këtij vendi për ta ndarë shapin nga sheqeri në zgjedhjet e 11 Majt 2025”.

Por, mangut me akuza nuk e ka lënë as vetë drejtuesi i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj.

Ky ka thënë se Erion Veliaj është simbol i keqpërdorimit të besimit publik.

“Është modeli i keq që kujtdo kërkon të merret me politikë ia përplasin në surrat.
Do bëhesh si Erioni thonë…njësoj si gogoli që u tregohet fëmijëve kur bëjnë rrëmujë”, ka vlerësuar Lapaj.

Ai ka siguruar po ashtu se nuk do e harroj kurrë arrogancën e prishjes së Teatrit Kombëtar me protestues brenda godinës bazuar te arroganca e vendimit të Këshillit Bashkiak të drejtuar nga Erion Veliaj.

“Në 10 vite bashkia ka mbledhur nga qytetarët rreth 2 000 000 000 euro që janë keqpërdorur në mënyrë barbare.

Është politikani që tregua i fortë me nënat që shisnin spinaq dhe vezë, por lejoi masakër urbane me ndërtimet kudo në Tiranë”, është shprehur Lapaj.

Ai ka inkurajuar edhe Spak të hetojë edhe shefin e Veliajt, Edi Ramën.

“Rilindja është sekti që vodhi partinë socialiste nga socialistët dhe përmes saj shkatërroi Shqipërinë”, ka mbyllur ai./Alb’swiss TV/

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img