6.1 C
Geneva
Sunday, March 3, 2024

Shumë mund dhe përkushtim kushtuar futbollit – Pensionohet Enver Halili

Enver Halili njihet si simbol i futbollit në komunën e Vitisë dhe më gjerë.

Halili qysh në kohrat më të vështira të viteve 90-ta kur Kosova ishte e okupuar nga Serbia, dhe ku ishin të ndaluara të gjitha aktivitetet rinore nga ky regjim, ai nuk ndalej duke organizuar rininë shqiptare në gara sportive, për t’i dhënë motiv dhe për t’i inkurajuar ata që të qëndronin në Kosovë, pasi trendi i ikjes nga Kosova në atë periudhë ishte shumë i lartë.

Halili ka dhënë kontribut të jashtëzakonshem për futbollin vitias, i cili në të shumtën e rasteve ishte sipermarës, por ishte e pa mundur që ai të mos gjendej kudo që kishte organizime të eventeve të ndryshme për të dhënë më të mirën e tij për këtë sport.

Enver Halili së fundi është pensionuar dhe i cili ka mbushur 65 vite, me kërë rast familja e tij i ka organizuar pensionimin.

Por duke e njohur shpirtin e tij sportiv, ne besojmë se ai nuk do t’i ndahet pasionit i tij për këtë sport.

Të Fundit
spot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_img