Si morën nuse e bënë dasmë në mes luftimesh me serbët, veterani i UÇK-së rrëfen ngjarjen – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Si morën nuse e bënë dasmë në mes luftimesh me serbët, veterani i UÇK-së rrëfen ngjarjen

si-moren-nuse-e-bene-dasme-ne-mes-luftimesh-me-serbet,-veterani-i-uck-se-rrefen-ngjarjen

Veterani i UÇK-së tregon si morën nuse e bënë dasmë në mes luftimesh me serbët.

Fshati Krushicë e Epërme e Suharekës ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e re të vendit. Burrat e këtij fshati dhe të atyre përreth, vendos të japin gjithçka që tokat e tyre të tokat e tyre dhe populli të mbesin të papreshëm.

Në këtë vend u zhvilluan luftimet e para mes UÇK-së dhe ushtrisë serbe në tërë territorin e komunës së Suharekës.

Më 26 qershor 1998 ishte dita kur 20 burra po merrnin mbi supe një mision me rrugë labirinti. Forca e brendshme dhe vendosmëria nuk lejoi që dyshimi të zë vend në atë që kishin nisur.

Ndër të parët që mori iniciativën të dhënë nga vetja për UÇK-në ishte Haqif Kadriaj.

“Mua më duket si në ditën e parë që ia kam fillu edhe sot njëjtë më vjen. Por, kur të vi tash këtu e shoh lirinë, këtu ka fillu zëri i lirë. Ka qenë zonë e vogël, ka qenë më kilometra sepse i kemi pasë vijat, istikamet dhe ushtarët. Por, kur vi këtu e di që është liria që e kemi arrit”, ka thënë ai.

Brigada 123, batalioni i dytë në Budakovë dhe togu në Kurshicë të Epërme të Suharekës po merrte formë dhe shpirt, që i dhanë ata që burrërinë e kishin mbi supe.

Kadriaj ka treguarse gjatë shërbimit në UÇK kishin pasë edhe dasmë.

Koha e arritjes së krushqve në shtëpi po zgjatej, por rruga nuk e marrë nuk u ndërpre.

“Kemi pas me shku me marrë prej këtij aktuni në një Gucat, ana e Malishevës. Jemi organizuar tre kerre. Kam shku një ditë përpara me i tregu Komandat Gurit dhe komandat Kumanovës që ne kemi dasmë dhe ju keni detyrë me na siguru rrugën te vorret. Kemi kalu mirë, por forcat serbe na kanë vërejt dhe kanë tentua me ndërpre rrugë. Pak pa u ofru 500 metra te istikamet kërkset lufta. E largojmë nusen prej kerrit. Gratë i futëm në një vend më të sigurtë. Vinë tre ushtarë në këmbë dhe thonë se jemi duke shku me marrë predha në Dushnicë. E kanë marrë kerri dhe kanë shku. Unë me një kushëri temin kemi shku në istikame dhe ata kishin qenë ulur, pasi e ishin kry. Tankja ishte duke u kallë”, ka thënë ai për lajmin.

Mes plumbash e luftimeve të ashpra kishin marrë edhe nuse e kishin bërë dasma.

“Në ofensivën e parë serbët nuk e kanë lënë asnjë mjet aty dhe e kanë pastru mirë vendin, mos me mbet gjurmët. U mundonin që përmes një sajlle me tërhek tanken dhe një ushtar i komandat Kumanovës me snajper nuk i lejojke. I thash lejoj. Ata e tërhoqen, ne kaluam. E morëm nusen dhe e bëmë dasmë pak, por jo si duhet sepse ishin në luftë”, ka rrëfyer ai.

Të ngjajshme

Nëse e shihni këtë person, lajmëroni menjëherë Policinë

albswiss.com

Hasani: Pa 80 vota në kuti, nuk shkohet në raundin e dytë për zgjedhjen e presidentit

albswiss.com

Shpend Ahmeti: Banale që politikanët po vaksionhen para qytetarëve që kanë nevojë

albswiss.com