S’i paguan gjobat, komuna e Prishtinës paralajmëron se do t’i dërgojë në përmbarim VV’në, LDK’në, AAK’në dhe NISMA’në – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

S’i paguan gjobat, komuna e Prishtinës paralajmëron se do t’i dërgojë në përmbarim VV’në, LDK’në, AAK’në dhe NISMA’në

s’i-paguan-gjobat,-komuna-e-prishtines-paralajmeron-se-do-t’i-dergoje-ne-permbarim-vv’ne,-ldk’ne,-aak’ne-dhe-nisma’ne

Komuna e Prishtinës paralajmëron se do t’i dërgojë në përmbarim VV’në, LDK’në, AAK’në dhe NISMA’në.

Drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri ka bërë të ditur se 10 gjoba nuk janë paguar ende nga subjektet politike për organizim të tubimeve gjatë fushatës së zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Sipas tij, gjobat e papaguara do të procedohen në përmbarues, brenda afatit të caktuar bazuar në legjislacionin në fuqi.

“Që në fillim të aksionit ndaj subjekteve politike për organizim të tubimeve, kemi thënë se do t’i publikojmë gjobat, por edhe pagesat eventuale. Nga raporti mujor financiar i shkurtit, kuptojmë se nga 20 gjoba të shqiptuara, 10 janë paguar deri tash: LVV ka paguar 6 gjoba, PDK ka paguar 3 gjoba, AKR ka paguar 1 gjobë. Të papaguara ende, mbesin: LDK 5 gjoba, AAK 3 gjoba, LVV 1 gjobë, NISMA 1 gjobë. Secila gjobë e papaguar, do të procedohet për përmbarim, brenda afatit të caktuar bazuar në legjislacionin në fuqi. ASKUSH MBI LIGJIN!”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Gjatë fushatës zgjedhore, partitë politike nuk kanë respektuar masat anti-COVID duke mbledhur numër të madh të madh të njerëzve nëpër tubime elektorale.

Si pasojë e këtyre tubimeve, partive politike në vend u janë shqiptuar gjoba nga Drejtoria e Inspektoratit të Komunës së Prishtinës.

Të ngjajshme

Vetëvendosje reagon pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve

albswiss.com

Policia tregon se si erdhi deri tek arrestimi i Meriton Mjekiqit

albswiss.com

Përplasjet Kosovë-Serbi për regjistrat kadastralë

albswiss.com