fbpx
-13 C
Geneva
Tuesday, January 21, 2025

Situatë alarmante në Shqipëri: 19 të vdekur e 892 raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 892 raste të reja me koronavirus nga 3,369 teste të kryera.

Ministria e Shëndetësisë në raportimin ditor të rasteve bëri të ditur se, brenda ditës, si pasojë e sëmundjes, e humbën jetën edhe 19 qytetarë.

Totali i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë shkon në 108,823.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

374 raste në Tiranë, 55 në Fier, 47 në Vlorë, 45 në Durrës, 30 në Shkodër, nga 26 raste në Krujë, Berat, nga 25 raste në Kavajë, Lushnje, Kuçovë, 23 në Librazhd, 22 në Gjirokastër, 17 në Mallakastër, 15 në Elbasan, nga 11 raste në Kurbin, Mirditë, 10 në Përmet, nga 9 raste në Sarandë, Shijak, nga 8 raste në Kukës, Lezhë, Gramsh, nga 7 raste në Kamëz, Tepelenë, 6 në Korçë, nga 4 raste në Devoll, Has, Malësi e Madhe, Peqin, 3 në Vorë, nga 2 raste në Pogradec, Delvinë, Dibër, Kolonjë, Skrapar, Cerrik, Poliçan, nga 1 rast në Pukë, Tropojë, Ura Vajgurore, Divjakë, Bulqizë, Memaliaj, Maliq, Dropull, Këlcyrë, Libohovë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 760 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 71,173 që nga fillimi i epidemisë.

Ndërsa, aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 650 pacientë, 42 në terapi intensive, nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar. Sa i përket viktimave, nuk mundën të mbijetojnë, 10 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetetar nga Berati, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Mati, të moshave 48-87 vjeç.

Statistika (2 Mars 2021)

Raste të reja ditore 892

Të shëruar në 24 orë 760

Të shtruar në spitale 650

Humbje jete në 24 orë 19

Testime ditore 3369

Testime totale 472,868

Raste pozitive 108,823

Raste të shëruara 71,173

Raste Aktive 35,815

Humbje jete 1,835

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 23123

Fier 2657

Vlorë 1789

Durrës 1651

Shkodër 1357

Gjirokastër 1140

Elbasan 917

Korçë 865

Berat 840

Lezhë 790

Dibër 347

Kukës 339

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img