Të dielën që e lam pas në qytetin Schaffhausen u realizua promovimi i librit, monografisë “Skënder Ibishi – Liria nuk ka çmim” të autorit Osman Osmani, kushtuar atdhetarit të devotshëm Skënder Ibishi.
Përsonaliteti i Skënder Ibishit, ishte i mbushur me dashurinë, rrespektin, sakrificën, motivimin…për; individin, familjen, miqësinë, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Puna dhe djerësa e tij dhe bashkveprimtarëve të mbledhur rreth organizatës; PKMLSHJ ishte vazhdim i udhërrëfimit e ndërtimit të mureve të kështjellës së nisur shumë më herët nga më të pjekurit e kombit dhe përgaditja e vendosjes së kulmit nga ushtrija e lavdishme dhe çlirimtare e Kosovës. Unë shoh e lexoi me sytë e mij, fytyra të mplakura, rrudha, dashuri e mallë për më të dashtunit tuaj, për ish të burgosurit tuaj politik që bukën në burg e shijuan me buzë e gjuhë të përgjakura dhe trup e shpirtë të dërmuar. Këta sakrifikuan vetën dhe familjet e tyre për të ardhmen e ndritur të Kosovës që sot e gëzojmë.
Duke ju falënderue Osmanit dhe ekipit të përkushtuar dhe të pregaditur mirë, ne sot kemi në para nesh shumë të dhëna për jetën dhe veprën e Skënder Ibishit. Librin e përcjellin vlera shkencore të historisë tonë më të re. Është një dhuratë e stilizuar dokumentare dhe artistike. Gjat leximit më morën me veti; emocionet, ndjenjat, gëzimet, përmallimet, dhimbjet, kronologjia e kujtimeve për të kaluarën dhe aktualen, me të cilat u rifreskua por edhe u kompletua biblioteka e këtij sypatremburi dhe shumē miqëve të tij dhe tanë të idealit.




Ti e din çka ke me këndue, më tingëllon edhe sot në vesh, zëri miqësor dhe mrekullia vet që kalimthi në formë porosie erdhi, iku, por mbeti në profilin e ushtarakut të panjohur për mua deri në at çast. Këshillat dhe sinjalet e kodifikuara më ndihmuan mua dhe gjeneratën time që ti njihnim dhe të kishim kujdes ndaj përpjekjeve, kurtheve dhe të ligave që na silleshin gjat shërbimit ushtarak të atëherëshem. Skënderi ishte enxhulli i ynë mbrojtës.
Ishte kjo një përmbledhje e shkurtër, e shkëputur në orën dhe sallën e zgjedhur me shije gjat promovimit të librit, moderimit, kuvendimit për jetën dhe veprimtarinë e përsonazhit kryesor të librit, trimit të mirë dhe miqëve të tij të bashkuar rreth një ideali, nga Faton Topalli, Fitim Fitimi (Nysret Hajdari), Feriz Hoti, Isuf Ismaili dhe autori i librit Osman Osmani.
Promovimin e suksesëshem e përcjelli një publikë e mirëfilltë e fjalës së shkruar, libra të autorve tjerë, një apero, kuvendim miqësh, kënga atdhetare e kënduar prej Fatonit, Dijes, Ferizit e të tjerëve, tingujt e kitarës, qiftelisë. Fare në fund e përgëzoi autorin e librit , i dëshiroi nga zemra suksese në vazhdimësi.
Një organizim dhe mbarëvajtje, që meriton lavdata.
Xhevat Muqaku, 06.11.’22