Sot në orën 16:00 nis rinumërimi i votave – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Sot në orën 16:00 nis rinumërimi i votave

sot-ne-oren-16:00-nis-rinumerimi-i-votave

Sot në orën 16:00 nis rinumërimi i votave

Sot në orën 16:00 në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) do të nis rinumërimi i votave me kusht dhe atyre me postë.

Kjo është bërë e ditur në mbledhjen e KQZ-së, pasi PZAP vendosi të rinumërohen votat me kusht dhe ato të diasporës për kandidatët e AAK-së.

Rinumërimi do të bëhët për shkak të pretendimeve se janë blerë votat.

Së fundmi një video-incizim i publikuar në media pretendon se Dardan Stublla, burri i ministres në detyrë Meliza Haradinaj, ia ka blerë votat asaj. Mirëpo një gjë të tillë e ka mohuar burri i Haradinaj-Stublla, teksa ka shtuar se rastin e ka denoncuar në polici.

Meliza Haradinaj-Stublla ka mirëpritur vendimin e PZAP-së, duke thënë se ky veprim është “një hap përpara zbardhjes së incizimit të inskenuar”.

Të ngjajshme

Xhavit Haliti e lut Ramën: Vëlla i dashur, hap qendra vaksinimi për kosovarët

albswiss.com

Arsimimi i shoqërisë zvogëlon numrin e lindjeve

albswiss.com

Nis vaksinimi masiv në Shqipëri

albswiss.com