15.2 C
Geneva
Friday, October 10, 2025

Takim në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë për çështjen e personave të zhdukur: Një angazhim i përbashkët drejt së vërtetës dhe drejtësisë

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Gjenevë, Qershor 2025 – Në ambientet e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Gjenevë u zhvillua një takim me rëndësi të veçantë, ku u mirëpritën z. Andin Hoti, Kryesues i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Dr. Ditor Haliti, Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Mjekësisë Ligjore, dhe z. Kushtrim Gara, Udhëheqës i Njësisë për Persona të Zhdukur në kuadër të Komisionit Qeveritar.

Gjatë vizitës u zhvilluan bisedime të frytshme mbi përpjekjet aktuale dhe sfidat institucionale në zbardhjen e fatit të mijëra qytetarëve që ende konsiderohen të zhdukur me forcë që nga periudha e luftës në Kosovë. Kjo çështje mbetet një ndër plagët më të dhimbshme dhe më të pazgjidhura të pasluftës, jo vetëm për familjet e të zhdukurve, por për të gjithë shoqërinë kosovare.

Përfaqësuesit institucionalë shprehën përkushtimin e tyre për të vazhduar punën me seriozitet dhe ndjeshmëri të lartë, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me institucionet ndërkombëtare, organizatat humanitare dhe diasporën shqiptare. Në këtë kontekst, takime si ky në Gjenevë shërbejnë si urë lidhëse për avancimin e agjendës humane dhe ligjore në këtë fushë.

“Zbardhja e fatit të personave të zhdukur nuk është vetëm çështje humane dhe morale, por një detyrim ligjor e institucional për një shoqëri që synon drejtësinë dhe paqen e qëndrueshme,”  u theksua gjatë takimit.

Në fund, përfaqësuesit e Konsullatës shprehën mirënjohjen për punën e palodhur të Komisionit dhe Institutit të Mjekësisë Ligjore, duke riafirmuar gatishmërinë e përhershme për të mbështetur çfarëdo iniciative që ndihmon në ndriçimin e kësaj çështjeje të rëndë për vendin dhe kombin./albswiss.com/

Të Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img