fbpx
27.8 C
Geneva
Saturday, August 31, 2024

Të hiqet emri i UDB-ashit Mehmet Loci nga Lista e ish-të Burgosurve Politik dhe nga Lista e Veteranëve të UÇK-së

Shoqatat e ish-të Burgosurve Politik dhe Shoqatat e Veteranëve të UÇK-së, duhet ta heqin emrin e UDB-ashit Mehmet Loci nga Lista e ish-të Burgosurve Politik dhe nga Lista e Veteranëve të UÇK-së 

Shkruan Xhevat Hasani, 06. 08. 2024

Pas intervistës së Nimon Krasniqit dhe Ibish Nezirit dhënë gjatë gushtit të vitit 2024 moderatorit Ermal Panduri në TV-Dukagjini, me ç`rast ata i kanë treguar mizoritë e ish-UDB-shëve shqiptarë  dhe sidomos mizoritë e UDBA-shit Mehemet Loci të ushtruara ndaj tyre në burgun e Pejës, derisa ata gjatë viteve të 80-ta të shekullit të 20-të kanë qenë të burgosur politik, ajo që do të duhej të bëhej menjëherë do të ishte që:

 1.Shoqatat e ish-të Burgosurve Politik duhet ta heqin emrin e UDBA-shit Mehmet Loci nga Lista e ish-të Burgosurve Politik.

 2.Shoqatat e Veteranëve të UÇK-së duhet ta heqin emrin e UDBA-shit Mehmet Loci nga Lista e Veteranëve të UÇK-së.

 3.UDB-ashi Mehmet Loci duhet t’u kërkojë falje publike viktimave të tij.

 Sa për dijeni të lexuesve duhet treguar se UDBA-shi Mehmet Loci, nuk i ka torturuar barbarisht dhe përtej kompetencave ligjore të atyre kohëve, vetëm Nimon Krasniqin dhe Ibish Nezirin, por i ka torturuar barbarisht edhe shumë të burgosur tjerë politik të Pejës me rrethinë, përfshi edhe ish-Ministrin e Energjetikës të Republikës së Kosovës dhe akatualisht profesorin e historisë në Universitetin e Prishtinës z. Et`hem Çekun.

Para disa vitesh edhe veprimtarja e shquar  e çështjes kombëtare, z. Havë Shala, në një intervistë të saj të dhënë para një ekrani televiziv, ka treguar po ashtu për torturat e tmershme  që janë ushtruar ndaj saj nga UDBA-shët e Pejës dhe sidomos nga UDBA-shi Mehemet Loci, derisa ajo gjatë viteve të 80-ta të shekullit të 20-të ka qenë e burgosur politike.

Se kush kanë qenë UDB-ashët shqiptarë të Sigurimit të Shtetit Jugosllav,  këtë e ka përshkruar shumë mirë z. Behxhet Shala në artikullin e tij me titull:Mehemt Loci duhet të shkoj te Blerim Isufi dhe jo te Ermal Panduri“.

E përgëzoj moderatorin e të TV-Dukagjinit z. Ermal Pandurin për punën e tij atdhetare që po bënë, duke i nxjerrë nga anonimiteti torturat makabre të UDBA-shëve, të ushtruara ndaj mijëra të ish-të burgosurve politik shqiptarë, gjatë viteve të 80-ta të shekullit të 20-të.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img