Tentoi të udhëtojë në Berlin me pasaportë false, arrestohet shtetasi i huaj – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Tentoi të udhëtojë në Berlin me pasaportë false, arrestohet shtetasi i huaj

tentoi-te-udhetoje-ne-berlin-me-pasaporte-false,-arrestohet-shtetasi-i-huaj

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të huaj në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, e cila ka bërë të ditur se i dyshuari ka tentuar që të udhëtojë në Berlin me pasaportë të falsifikuar.

“Në ora 13:45, në aeroportin ndërkombëtar ‘Adem Jashari’, një shtetas i huaj ka tentuar të udhëtojë për në Berlin me një pasaportë që dyshohet të jetë e falsifikuar. Policia ka inicuar rastin ‘Falsifikimi i dokumentit’. Për rastin është njoftuar prokurori dhe me aktvendim të tij, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës Bajram Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Të ngjajshme

Zgjedhja e presidentit, kur pritet të mbahet seanca

albswiss.com

Sekretari Blinker letër Kurtit: Dialogu me Serbinë të nisë pa vonesë

albswiss.com

Reagimi i Sali Berishes pas zgjedhjes së Abdixhikut kryetar i LDK-së

albswiss.com