10.9 C
Geneva
Friday, March 14, 2025

Theret me thikë një person në Prishtinë

Dy persona janë përleshur ndërmjet veti në Lagjen “Dardania” në Prishtinë, ndërkohë që në përleshje e sipër, njëri prej të dyshuarve ka nxjerrë thikën dhe ka therë personin tjetër, duke i shkaktuar plagë.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Rreth orës 14:00 kemi pranuar informatën për një mosmarrëveshje në lagjen Dardania në Prishtinë. Me të marrë informatën njësitet e stacionit policor jugu kanë dalë në vendin e ngjarjes”, ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se bazuar në informacionet e para, dyshohet që viktima një mashkull, ka marrë plagë nga një mjet i mprehtë dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

“Aktualisht po vazhdon puna për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, theksoi Ahmeti.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img