Valdet Sadiku emërohet si i Ngarkuar me Punë në Ambasadën e Kosovës në SHBA – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Valdet Sadiku emërohet si i Ngarkuar me Punë në Ambasadën e Kosovës në SHBA

valdet-sadiku-emerohet-si-i-ngarkuar-me-pune-ne-ambasaden-e-kosoves-ne-shba

Valdet Sadiku është caktuar të shërbejë si i Ngarkuar me Punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Washington D.C.

Këtë e kanë konfirmuar për klankosova nga Minsitria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Sadiku pas marrjes se pëlqimit nga vendi pritës pritet së shpejti të udhëtojë drejt SHBA-ve.

“Duke marrë në konsideratë rrethanat diplomatike në të cilat ndodhet Kosova dhe rëndësinë që ka për ne SHBA dhe duke marrë parasysh se ambasadorja Vlora Çitaku ka përfunduar mandatin e saj në DC, Ministrja Meliza Haradinaj Stublla, duke u mbështetur në legjislacionin në fuqi, ka marrë vendim të dërgojë ambasadorin Valdet Sadiku, në cilësinë e të Ngarkuarit me Punë, i përkohshëm në Washington, për të mos e lënë vakant pozitën e ambasadorit në vendin më të rëndësishëm për Kosovën”.

Valdet Sadiku është diplomat i karrierës dhe përveç pozitës si Drejtor i Departamentit për Çështje Rajonale në MPJD, në të kaluarën ka shërbyer edhe në Zagreb dhe Beograd si shef i misionit.

Të ngjajshme

Zaimi i VV-së akuza Edi Ramës: I premtoi Kosovës vaksina Pfizer, pasi erdhi Kurti deshi të na jepte kineze

albswiss.com

“Kurti ndoshta njëherë edhe mundet t’i fitojë 500 mijë vota por pastaj s’mundet”

albswiss.com

80 pacientë me koronavirus në Spitalin e Pejës, gjysma e tyre në oksigjenoterapi

albswiss.com